Lajme

Ukraina sfidon Putin-in, përparon në qytetin kryesor të Donbas-it


Trupat ukrainase po lëvizin për të kapur qytetin lindor të Lyman-it të kontrolluar nga Rusia,

Kjo, duke kërcënuar fushatën e presidentit rus Vladimir Putin në Donbas, ndërsa ai përgatitet të shpallë rajonin si pjesë të Rusisë.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Marrja e qytetit në veri të rajonit të Donetsk-ut mund t’i hapë rrugën Ukrainës për të hyrë në provincën ngjitur me Luhansk-un.

Ky fakt do ndërpriste qëllimin e Putin-it për të kapur të gjithë rajonin industrial të Donbas-it.

Rajonet janë midis katër pjesëve të territorit të Ukrainës lindore dhe jugore që kreu i Kremlin-it pritet të shpallë si “tokë e aneksuar nga Rusia”.

Putin ka thënë se Moska mund të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur territorin rus nëse është e nevojshme.

Kiev-i zyrtar ka theksuar se nuk do të ndikohet nga kërcënime të tilla dhe do të vazhdojë me planet e tij për të dëbuar të gjitha forcat ruse nga Ukraina.

Lyman ka shërbyer për muaj të tërë si një qendër logjistike dhe transporti që ankoron operacionet ruse në rajonin verior të Donetsk-ut.

Kapja e tij, sipas analistëve, do të ishte fitimi më i madh i forcave ukrainase që pas kundërofensivës në Kharkiv.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore