Lajme

SHBA/Udhëtimi i Senatorit Ted Cruz bëhet viral në rrjet


Senatori republikan Ted Cruz ka tërhequr vëmendjen e kritikëve për nismëtimin e një udhëtimi në kufirin jugor të SHBA-ve. Politikani konservator teksan u bë edhe një herë “meme” nëpër rrjete sociale.

Duke përdorur stilin e një dokumentari të jetës së egër, Cruz xhiroi përvojën e tij me ndihmën e fotografëve profesionistë.

Ai ndau me ndjekësit udhëtimin e tij të fundit në kufirin SHBA-Meksikë, të enjten në mbrëmje në mediat sociale. Nëpërmjet saj, synoi të hidhte dritë mbi atë që republikanët e kanë quajtur krizë.

Veshur me një këmishë peshkimi të gjelbër dhe kapele bejsbolli me flamurin e Teksasit, Cruz foli në një konferencë shtypi. Ai kërkoi të krijonte një pamje dramatike të përvojës së tij.

“Në anën tjetër të lumit ne kemi qenë duke dëgjuar dhe parë anëtarët e kartelit, trafikantë njerëzish. Atje tej, duke tundur elektrikë dore, duke bërtitur e ofenduar amerikanët, duke sharë patrullën e kufirit”.

Pavarësisht pretendimeve të tij se situata e kufirit është rezultat i drejtpërdrejtë i politikave të imigracionit të administratës Biden, banorët në Luginën e Rio Grande-s kanë thënë se nuk ekziston një krizë e tillë.

Në fakt, numri i kalimeve kufitare nën administratën e Biden-it kryesisht reflektojnë po ato të ish-administratës Trump. Cruz ishte i shoqëruar nga 18 senatorë të tjerë republikanë përfshirë John Cornyn, Susan Collins dhe Linsey Graham.

Pasi pretendoi se u ndesh me anëtarë të kartelit dhe pa një trup të pajetë që notonte në Rio Grande, Cruz u tall nga shumë figura publike.

Përfshi ish-kongresmenin Beto O’Rourke i cili tha: “Juve jeni në një anije patrullimi kufiri i armatosur me mitraloza. I vetmi kërcënim me të cilin përballeni janë fëmijët dhe familjet e paarmatosura që kërkojnë azil”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore