Jetesë & Stil

Tristan Thompson në mbështjetje të kauzave për bamirësi


Basketbollisti i njohur Tristan Thompson së fundmi po sponsorizon një shfaqje për festën e Halloween-it për fëmijët në nevojë në Los Angeles.

Ky është një bashkëpunim me organizatën jofitimprurëse ‘Alexandria House’. Lojtari i njohur i ‘NBS’-s është shprehur për ‘TMZ’ se: “Kjo është një mënyrë e vogël për të shprehur mbështetjen time për punën që ‘Alexandria House’ po bën për komunitetin tonë. Jam mirënjohës që ndodhem në një pozicion për të ndihmuar komunitetin tim që të festojë festën e Halloween-it.”

Shfaqja e bukur do të organizohet nga Thompson dhe organizata dhe do t’u japë pjesëmarrësve kostume, karamele dhe do t’ju organizojnë lojëra të ndryshme artistike, vepra artizanale dhe pikturë fytyre midis aktiviteteve të tjera. Lojtari i ‘Sacramento Kings’ nuk do të jetë në gjendje që të jetë aty personalisht, pasi ekipi i tij do të jetë pjesë e një ndeshje në New Orleans.

Themeluesja e ‘Alexandria House’, Judy Vaughan në lidhje me këtë bashkëpunim është shprehur se:

“Ka një rëndësi shumë të madhe për ne që Tristan Thompson jo vetëm që po ofron një ditë argëtuese për familjet e varfra, por gjithashtu po ndërmerr një platformë kombëtare për të pastrehët, krizën e strehimit dhe vështirësitë në shërimin nga traumat dhe Organizata me bazë në Los Anxhelos, e cila është themeluar prej 25 vitesh”, u shpreh ajo.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore