Jetesë & Stil

Tristan Thompson e pranon publikisht testin e atësisë – i kërkon Khloe Kardashian


Basketbollisti kanadez, Tristan Thompson është zyrtarisht baba i gjithsej tre fëmijëve – ndërsa, ka zbuluar se ai është babai i një djali të lindur së fundmi nga një grua nga Hjustoni pasi mori rezultatet nga një test i atësisë, me ç’rast edhe i ka kërkuar falje ish-të dashurës dhe nënës së fëmijës së tij, modeles, Khloe Kardashian.

Fotografi të publikuara në Instagram nga Tristan Thompson.

“Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia. Tani që atësia është vendosur, mezi pres të rris miqësisht djalin tonë. Unë sinqerisht kërkoj falje për të gjithë ata që kam lënduar ose zhgënjyer gjatë gjithë kësaj sprove si publikisht ashtu edhe privatisht”, ka shkruar Thompson përmes një postimi në Instagram.

Më pas ai e ktheu vëmendjen te Khloe, me të cilën ka vajzën True, duke thënë- “Ti nuk e meriton dhimbjen dhe poshtërimin që të kam shkaktuar. Nuk e meriton mënyrën se si të kam trajtuar gjatë viteve. Veprimet e mia kanë sigurisht që nuk përputhet me mënyrën se si unë ju shoh ty”.

“Kam respektin dhe dashurinë maksimale për ty. Pavarësisht se çfarë mund të mendosh. Përsëri, më vjen shumë keq”, shkroi Tristan.

Maralee Nicohols.

Gruaja me të cilën ka fëmijën e fundit, Maralee Nichols e kishte paditur Tristanin për  mos mbështetjen e fëmijës dhe ka pretenduar se i njëjti u përpoq t’i paguante asaj 75 mijë dollarë amerikanë, për të mbajtur heshtje për fëmijën.

Gjithsesi, dyshja, Tristan dhe Khloe, e kanë mbështetur njëri-tjetrin që nga ndarja, duke u kujdesur bashkë për True.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore