Lajme

Tre të vdekur nga përplasja e avionit në autostradë afër Parisit


Tre persona humbën jetën pasi një aeroplan i vogël turistik u rrëzua të dielën në Francë.

Avioni ka goditur një linjë të tensionit të lartë përpara se të përplasej në autostradën A4 rreth orës 15:45. sipas kohës lokale (1345 GMT) pranë qytetit francez të Collegien, rreth 30 km nga Parisi, raportoi kanali i lajmeve BFMTV.

Trafiku pranë vendit të aksidentit në autostradën, që lidh Parisin dhe Strasburgun, është pezulluar, shtoi kanali i lajmeve.

Sipas mediave lokale, Xhandarmëria e Transportit Ajror do të hetojë aksidentin, së bashku me Byronë Franceze të Hetimit dhe Analizës për Sigurinë e Aviacionit Civil.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore