Shqipëria

Tre ministra duhet të shkarkohen për skandalin tek Onkologjiku, thotë Vokshi


Albana Vokshi, deputete e Partisë Demokratike (PD), ka sjellë në vëmendje këtë të enjte në Kuvend skandalin tek Onkologjiku, ku pacientët e sëmurë me kancer dërgoheshin forcërisht për trajtim te privati.

Sipas saj, tre ministra duhet të ishin dorëhequr ose shkarkuar në lidhje me ngjarjen.

“Në këtë qeverisje, tre ministra, Koçiu, Manastirliu dhe Manja nuk duhet të ishin të ulur në ato karrige. Duhet të ishin shkarkuar ose dorëhequr”, ka thënë ajo.

Vokshi ka thënë se të gjithë kishin dijeni mbi atë që ka ndodhur tek Onkologjiku, por kanë refuzuar të reagojnë.

“Dje nxituan të hidhnin baltë mbi mjekët. Ka edhe mjekë që abuzojnë, por koka e korrupsionit janë këta tre ministra”, ka theksuar ajo.

Mjeku i Onkologjikut në gjykatë, pritet t’i komunikohet masa: Unë bëj vetëm punën

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore