Lajme

Toyota tërheq punonjësit japonezë nga Rusia


Kompania japoneze e automjeteve, Toyota, po tërheq punonjësit japonezë të stacionuar në Rusi.

Kështu ka bërë me dije të hënën e 7 marsit një zëdhënëse e kompanisë.

Më parë, më datë 4 mars, kompania ndaloi operacionet në vend, një vendim që ia atribuoi “ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit”.

Sakaq, duket se lëvizja e fundit e Toyota-s vjen pasi një sërë kompanish të tjera kanë ndërprerë lidhjet me Rusinë si ndëshkim ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore