Lajme

Toyota mbetet shitësi më i madh i makinave në botë për të dytin vit radhazi


Kompania japoneze Toyota ka njoftuar se shitjet e automjeteve të saj janë rritur me 10.1 për qind vitin e kaluar, duke e bërë atë prodhuesin më të madh të makinave në botë për të dytin vit radhazi.

Sipas saj, shitjet llogariten në 10.5 milionë automjete në vitin 2021, duke përfshirë ato nga filialet Daihatsu Motors dhe Hino Motors.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se rekordi i Toyota-s ka lënë pas rivalin e saj, kompaninë gjermane Volkswagen.

Po në të njëjtën periudhë, Volkswagen-i ka dorëzuar 8.9 milionë makina, pesë për qind më pak se në vitin 2020. Këto shifra të këtij të fundit janë më të ulëtat shitje në 10 vjet.

Gjatë pandemisë së coronavirus-it, prodhuesit e makinave janë detyruar të shkurtojnë prodhimin për shkak se mungesa e gjysmëpërçuesve që ndërpreu zinxhirët e furnizimit, duke rritur konkurrencën për komponentin kryesor midis prodhuesve të pajisjeve elektronike të konsumit.

Toyota, sidoqoftë, e ka përballuar pandeminë më mirë se shumica e prodhuesve të tjerë të makinave, sepse tregu i saj vendas, Japonia dhe pjesë të Azisë, janë prekur më pak se Evropa.

Ndërkaq, kompania ka thënë se ka të ngjarë të mos arrijë objektivin e prodhimit prej nëntë milionë automjetesh në vitin e biznesit që përfundon më 31 mars për shkak të ndërprerjeve të lidhura me COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore