Sport

Torino udhëton drejt ‘Olimpico’ me misionin e mbijetesës


Torino do të udhëtojë drejt kryeqytetit, ku do të përballet me Lazio-n vendase në “Stadio Olimpico”, për të përmbyllur 37 javë të luajtura në Serinë A.

Lazio do të presë Torino-n, duke filluar nga ora 20:30. Djemtë e Simone Inzaghi-t renditen në vendin e gjashtë të Serisë A me 67 pikë. Torino renditet në vendin e 17 me 35 pikë.

Për lacialët fitorja do të ishte thjesht morale dhe për statistikë pasi nuk do të ndikonte në pozicionin e tyre në renditje. Situata për Torino-n është ndryshe, pasi një fitore ose një barazim do i siguronte mbijetesën.

Në rast humbje, mbijetesa e Torino-s do të vendoset në ndeshjen e fundit të kampionatit, ku përballë do të ketë Benevento-n në një ndeshje direkte. Benevento renditet në vendin e 18 me 32 pikë. Ndeshja e parë mes tyre ka përfunduar në shifrat 2-2.

Lazio pritet që përballë Torino-s të rreshtohet me formacionin 3-5-2: Pepe Reina, Radu – Felipe – Marusiç, Luliç – Alberto – Leiva – Milinkoviç Saviç – Lazzari, Correa – Immobile.

Edhe Torino pritet të luajë me të njëjtën skemë, 3-5-2: Sirigu, Izzo – N’Koulou – Bremer, Vojvoda – Rincon – Mandragora – Verdi – Ansaldi, Sanabria – Belotti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore