Sport

Tokio 2020, Abdulrashid Sadulaev fiton të artën në mundje për meshkuj 97 kg


Rusi, Abdulrashid Sadulaev ka arritur të marrë medaljen e artë në mundje stil të lirë për meshkuj në kategorinë 97 kg.

Katër herë kampioni botëror Sadulaev u përballë me kampionin e Rio 2016, Kyle Snyder të SHBA.

Sadulaev fitoi garën e 86 kg në Rio 2016 dhe ai kishte vetëm një humbje në mundjen ndërkombëtare, atë 6-5 kundër Snyder, në kampionatin botëror të 2017.

Medalje e artë për Sadulaev, argjend për Snyder dhe bronzi për Reineris Salas të Kubës dhe Abraham Conyedo të Italisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore