Futboll

Tituj e trofe: rekordet e Jose Mourinho-s në Premier Ligë


Traineri i Tottenham, Jose Mourinho, ose siç njihet me nofkën e tij “The Special One”, ia ka dalë të mbërrijë në finale të Premier Ligës dhe të ngrej trofeun plot katër herë.

Për karakterin e Mourinho-s mund të diskutohet ashtu dhe të debatohet, por e sigurtë është se ai di të fitojë, çfarë e konfirmon dhe rekordi më i fundit në karrierën e tij.

Pas suksesit të Tottenham-it në Kupën e Carabao-s në gjysmë-finalen kundër Brentford, Mou u bë trainer i tretë që ia del të mbërrijë në finale të kupës së kampionatit anglez me tre skuadra të ndryshme.

Tashmë në pritje të finalistes tjetër, që do të dalë nga derbi në Manchester.

Portugezi e kishte arritur këtë finale edhe më parë me Chelsea-n dhe Manchester United në edicionet 2004-2005, 2006-2007, 2014-2015 e 2016-2017.

Trainerët e tjerë që kanë mbërritur në finalen e kësaj kupe, janë Ron Atkinson dhe Ron Saunders. Atkinson mbërriti në finalen me Manchester United (pa e fituar) por, me Sheffield Wednesday fitoi sezonin 1990-1991 dhe me Aston Villa-n, atë të 1993-1994.

Ndërsa Saunders çoi në finale ekipet Norwich, Manchester City dhe Aston Villa, por e ngriti trofeun vetëm me këtë të fundit në dy raste: në 1975 dhe 1977./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore