Njё punonjёs i njё policie private nё qytetin e Tiranёs ka çaktivizuar alarmin duke lejuar nё kёtё mёnyrё vjedhjen pranё firmёs private ku punonte.
Policia e Tiranёs ka lajmёruar se bёhet fjalё pёr shtetasin N.A., 58-vjeç, punonjёs i Shёrbimit Privat tё Sigurisё Fizike(SHPSF).
“N. A. ka çaktivizuar alarmin e sigurisë në firmën ku punonte si roje sigurie dhe nuk ka raportuar për një vjedhje të një shume parash të kryer nga persona ende të paidentifikuar në ambientet e firmës”, tregon policia.
58-vjeçari do tё hetohet pёr veprёn penale “Shpёrdorim i detyrёs”, teksa po punohet pёr identifikimin e kapjes sё autorёve tё vjedhjes.
Ngjarja ndodhet nёn hetim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com