Sport

Timothy Weah do të transferohet në Juventus


Timothy Weah do të jetë zyrtarisht futbollist i Juventus-it.

Bardhezinjtë do ta transferojnë sulmuesin amerikan nga skuadra e Lille.

Sipas mediave franceze, palët kanë arritur marrëveshje për një shumë prej 12 milionë euro dhe Weah do të udhëtojë së shpejti drejt Torinos për t’i kryer testet mjekësore.

23-vjeçari sezonin e fundit me Lille ka zhvilluar 32 ndeshje në total ku ka bërë dy asistime, derisa nuk ka shënuar asnjë gol.

Kujtojmë që Weah ishte pjesë e Lille që nga vera e vitit 2019 kur u transferua nga PSG për 10 milionë euro.

Ai në total ka luajtur 107 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Lille, prej të cilave ka shënuar dhe asistuar nga tetë herë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore