Sport

Tifozët e Romës vendosin pankartë ofenduese për Zaniolo-n


Nicolo Zaniolo ka vendosur të largohet nga Roma. Italiani e ka refuzuar vazhdimin e kontratës me klubin e tij dhe kjo gjë i ka mërzitur jo pak tifozët e klubit kryeqytetas.

Së fundmi, në rrugët e Romës, ata e kanë vendosur një pankartë ofenduese për futbollistin e tyre.

“Zaniolo tradhtar **** pa nder”, shkruhet në pankartën e tifozëve romakë.

Zaniolo ka një muaj që ka shfaqur hapur gatishmërinë për t’u larguar nga klubi, duke prishur kështu marrëdhëniet me tifozët e klubit të tij.

Dëshira e futbollistit është që t’i bashkohet Milan-it, por duket se kuqezinjtë janë dorëzuar. Kampionët e Italisë ofruan rreth 25 milionë euro për ta marrë në janar, por Roma nuk e liron pa të paktën 30 milionë euro.

Këtë kërkesë e plotësoi skuadra angleze, Bournemooth, por Zaniolo ka refuzuar transferimin aty.

Mbetet të shihet se a do të pajtohen Milan-i dhe Roma për transferimin e Zaniolo-s, apo ai do të mbetet në kryeqytet të paktën deri në verë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore