Lajme

The Last Dinner Party në listën e artistëve të vitit të BBC-së, pjesë e grupit edhe një shqiptare


Para koncertit të The Last Dinner Party, pritja nga fansat mund të cilësohet pa frikë e jashtëzakonshme, sidomos kur merret parasysh fakti se grupi ka nxjerrë në tregun muzikor single-in e parë vetëm në muajin prill.

Ata i dinë të gjitha këngët e tyre përmendësh.

Madje, për ta plotësuar të gjithë tablonë me detajet e nevojshme, ata mbajnë rreth e qark kokës kurora me lule, ngjashëm siç i vendosin edhe anëtaret e grupit në videot e tyre muzikore.

Por si arritën deri këtu, duke krijuar këtë bazë ndjekësish?

Historia e tyre nuk është aq e dukshme. Përveç një detaji që për ne, bie shumë në sy: mes tyre është një vajzë shqiptare, e cila këndon shqip “Gjuha”.

Të pesta u takuan kur ishin studente, por jo në kërkim të librave, por të birrës së lirë dhe muzikë live.

Morris ishte në King’s College me Georgia Davies (Bass) dhe Lizzie Mayland (kitarë). Kurse Aurora Nishevci (tastierë) dhe Emily Roberts (kitarë) studionin në Shkollën Guildhall të Muzikës dhe Dramës.

“Miqësia jonë u ndërtua duke shkuar në koncerte dhe duke dashur të ishim pjesë e asaj skene”, ka kujtuar Abigail.

Në mendjen e saj vijnë momentet – ato netë që i bënë bashkë dhe që formuan grupin – duke parë Black Midi, HMLTD dhe Girl Girl rreth qarkut të klubit të Londrës.

Me vendosmërinë dhe bindjen për t’i dhënë jetë grupit të tyre, ato nisën hapat e parë së bashku kur goditi COVID-i.

Në vend që të shpërbënin ambiciet, bllokimi u dha atyre gjithë hapësirën e duhur për t’u rritur.

“Ne luajtëm shfaqjen tonë të parë sikur të ishte faza e piramidës. Asnjëherë nuk kishte një periudhë të mprehtë”, ka rrëfyer Georgia.

Kështu, kaluan më shumë se një vit duke zbuluar grupin dhe pasionin e tyre në qarqe të të kënduarit live përpara se të nisnin regjistrimet muzikore.

Dhe për një detaj bien të gjitha dakord: rritja organike ishte e preferueshme kundrejt suksesit viral të papritur e që nuk përsëritet.

Mirëpo, befas bashkë me rritjen nisi edhe përmbytja e vlerësimeve aprovuese që deri në atë kohë ishin të padukshme.

U quajtën ‘pjellë e industrisë’, një përcaktim ky që u thuhet artistëve që e paraqesin veten si të pavarur, por që fshehurazi kanë mbështetjen e industrisë dhe paratë për t’i financuar ato dhe për të formuar artificialisht një narrativë të tillë.

Georgia – në vend që t’i linte kritikat të përhapeshin – luftoi në mediat sociale duke i quajtur akuzat “një gënjeshtër të poshtër”.

Reagimi ishte i pamundur të injorohej teksa ato u drejtuan në sezonin e festivalit.

“Kemi ndjerë më shumë presion sepse kishte kaq shumë njerëz që flisnin për të”, ka thënë Abigail.

“Duke qenë një grup i hipnotizuar, i guximshëm, mund të jetë pak i mallkuar. Unë mendoj se ne ndjehemi sikur kemi diçka për të provuar”, ka shtuar ajo.

Me ardhjen e tetorit, debati u zhduk.

Një turne me titull triumfues i vendosi ditët e sotme në rendin e tyre teksa BBC Music i ka emëruar si një nga artistët e vitit.

Tani, në EartH in Hackney, grupi po luan dy net – një krahasim i ashpër me turneun e tyre të mëparshëm ku Abigail kujton se “askush nuk erdhi”.

“Është mjaft tronditëse të shfaqesh papritmas në një vend dhe janë 1 mijë njerëz atje posaçërisht për ne”, ka treguar ajo.

Sakaq, Aurora ngjitet në skenë për të kënduar këngën në gjuhën amtare shqipe me titull “Gjuha”, ku dallohet të thotë: “Ndjej turp duke mos e njohur shumë mirë gjuhën time amtare”.

Ndërkohë Abigail zhytet përsëri drejt turmës, e për fat të mirë e ka hartografuar rrugën e saj në skenë paraprakisht.

Për albumin debutues, Abigail nxiti pjesën më të madhe të këngëve, duke tërhequr ditarin e saj për tekste në lidhje me “marrëdhëniet dhe trazirat dhe duke u përpjekur të kuptojë vendin tim në botë”.

Nga ana tjetër, ‘tifozët’ përgjigjen duke adoptuar kostumet mesjetare të grupit dhe duke i kthyer koncertet në një shfaqje të hollësishme të veshjes së zbukuruar.

“Njerëzit po bëjnë kostumet e tyre me dorë”, ka zbuluar Georgia.

Për Abigail, ndjenja e komunitetit është e fuqishme.

“Ne bëmë një shfaqje në Hull disa ditë më parë dhe çdo fytyrë rreth meje ishte e një gruaje. Ishte shumë bukur që ne mund t’u japim grave dhe njerëzve gjithçka që duhet të bëjnë me të vërtetë”, ka shtuar ajo.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore