Jetesë & Stil

Tendencat e syzeve, një sfidë për të gjithë


Gjetja e syzeve të diellit, të cilat i përshtaten fytyrës tuaj, është gjithmonë e ndërlikuar. Përshtatja  e tyre me formën e fytyrës dhe karakterin, është gjithmonë një sfidë. Gjithsesi, lajmi i mirë është se 2021-i na sjell shumë trende të reja.

Shqipëria karakterizohet nga një klimë e nxehtë dhe përgjithësisht me shumë diell. Ndaj, mbajtja e syzeve bëhet gjithmonë e domosdoshme.

 

Max Optika, dyqani më i madh i syzeve në Tiranë, u kontaktua nga Albanian Post për të mësuar më shumë rreth trendeve të fundit për këtë vit.

Punonjëse e dyqanit u shpreh, “ Syzet janë një element shumë i rëndësishëm dhe përcaktues në look-un e secilit prej nesh. Ata na përcaktojnë si karakter dhe si stil. Është pak e komplikuar për të gjetur syzet që i rrinë më mirë fytyrës  tuaj. Ne këshillojmë herë pas here klientët tanë, se cila nga format e syzeve u përshtatet.”

Trendi për 2021-in duket që vijon të mbetet në markat e njohura si: Prada, Channel, Fendi, Bentley, Persol, Gucci etj.

Ariana Shehu, menaxhere e Italia Optika, tha për Albanian Post, “Syzet e diellit nuk mund t’i cilësojmë vetëm si aksesor, sepse ato kanë si funksion parësor mbrojtjen e syve nga rrezet e dëmshme UVA dhe UVB. Në një vend mesdhetar si tonin ku kemi shumë diell, mbrojtjes së syve duhet t’i kushtojmë një rëndësi shumë të madhe. Në të njëjtën mënyrë siç mbrojmë lëkurën me krem kundër diellit, ashtu duhet të mbrojmë dhe sytë tanë duke përdorur syze dielli, të cilat duhet të jenë origjinale.’’

Italia Optika bën dallimin në treg, për mbajtjen e syzeve origjinale, duke filluar që nga 100 euro deri në 500 euro.

Syzet me skelet të vogël konsiderohen të jenë adekuate për trendin e vitit 2021. Syzet aviatore, këtë vit kanë një model më të rafinuar, me skelet më të trashë. E bardha e shndritshme është po aq e kërkuar sa e zeza klasike. Format në formë të syve të maces, përbëjnë atë që quhet elegancë.

Brendet, si Dior, Valentino, Michael Kors, e shumë të tjera janë nga më të preferuarat e vajzave dhe djemve. Meshkujt qëndrojnë te format klasike të syzeve, ndërsa femrat eksperimentojnë më shumë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore