Shqipëria

Vrasja në Tropojë, arrestohet autori


Është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes në fshatin Çerem, të Tropojës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë bënë të ditur se falë ndërhyrjes së efektivëve policorë u bë e mundur kapja e shtetasit A.I.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen.

Autori i dyshuar po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Një person mbeti i vrarë në fshatin Çerem të Tropojës, pas disa të shtënave me armë zjarri, sipas burimeve pranë Albanian Post.

Bëhet fjalë për një banor me inicialet I.G., i cili flitet të jetë ekzekutuar nga bashkëfshatari i tij me iniciale A.I.

Sipas policisë autori i dyshuar është A.I. është punonjës i Shërbimit të Zjarrfikësve të qytetit të Tropojës. Ngjarja thuhet se ka nisur për motive banale, pasi I.G., sipas burimeve i ka rrahur djalin disa ditë më parë.

Midis tyre flitet të kishte edhe konflikte pronësie.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore