Lajme

Të shtëna me armë në Pejë, plagoset një person


Të shtunën në qytetin e Pejës një person ёshtё plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, njësitet relevante kanё shkuar tek shtëpia e të dyshuarit, ku kanë kryer njё kontroll- bastisje, gjatё kontrollit nё shtёpinё e te dyshuarit ёshtё gjetur dhe sekuestruar njё armё Ak 47.

“Pas një pune operativo-hetimore, ёshtё arrestuar i dyshuari, tek i njëjti ёshtё gjetur pistoleta 7.65mm, një fishek i gjallë dhe një gëzhojë e sё njëjtës armë, me tё cilёn dyshohet se ёshtё kryer vepra penale”, thuhet në njoftim.

Arma e konfiskuar

Ndërkaq i dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 24-orё.

I plagosuri është ishte dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe mё pas pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve i njëjti ёshtё dërguar nё QKUK pёr trajtim tё mëtutjeshëm mjekёsor.

Po ashtu në Gjakovë është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar me mjet të mprehtë viktimat, një mashkull burrë e grua, duke ju shkaktuar lëndime trupore.

Sipas dëshmitarëve i dyshuari vuan nga probleme mendore.

“Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Policia po ashtu ka njoftuar se është arrestuar edhe një person në Pejë, pasi bashkë më vëllain e tij, i cili gjendet në arrati, duke i mashtruar i kishin ngacmuar dhe tentuar ti fusin në veturë dy viktimat e mitura femra.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore