Vende

Të shijosh kontradiktat e Athinës


Athina është më shumë me natyrë njerëzore se sa thjesht qytet.

Ka një personalitet të fortë që ndonjëherë, është i adhurueshëm, ndonjëherë dërrmues.

Të flasësh për Athinën është si të shkosh te një këshilltar martese, i cili të kujton arsyet që ke rënë në dashuri me këtë krijesë të çmendur.

Është një vend më shumë interesant se sa i bukur, një qytet që kaherë ndryshon.

Prandaj, edhe puna e Fondacionit Onassis synon të lidhë njerëzit, idetë, përmbajtjen dhe ndërtesat me ngjarje në qytet si Plásmata, një ekspozitë e artit digjital në Parkun Pedion Areos.

Pedion nuk është një destinacion turistik. Atje mund të shihen njerëz që luten, që bëjnë joga, ose që thjesht janë duke pirë duhan. Njerëz që kanë jetuar atje që nga vitet ‘60.

Tani, mund të shihet një planet i madh i kuq, një skulpturë e ndriçuar nga artisti spanjoll SpY.

Athina me lagje të vërteta

Nëse merret teleferiku deri në malin Lycabettus, arrihet të kuptohen mirë kontradiktat. Rrënojat e lashta dhe më tutje, blloqet e banesave.

Një nga zonat më të mira është Mets. Është në qendër, por e fshehur, ngjitur me stadiumin “Kallimarmaro”. Ka një atmosferë boho dhe vetëm qëndrimi në një nga kafenetë duke parë kalimtarët shijon.

Kurse ecja nëpër rrugët e Athinës bën të kuptohen të gjitha shtresat e kohës. Ka vetëm disa qytete në botë që janë banuar për më shumë se tre mijë vjet.

Muzeu Arkeologjik Kombëtar, pranë Parkut Pedion, ka koleksionet më të mahnitshme, megjithëse të gjithë priren të shkojnë në Muzeun e Akropolit.

Kështu, nuk mund të mos shkohet në Akropol.

Fondacioni është vërtet krenar për punën e tij për ta bërë sitin më të aksesueshëm, me një ashensor xhami të mahnitshëm.

Përmes tij shijohen pamje të mira të Akropolit nga Perianth Hotel dhe nga Grande Bretagne.

Një vend i parapëlqyer është edhe bari Galaxy.

Hapet në orën 17:00 dhe mbyllet kur largohet i fundit.

Është një bar i duhur, me jazz në sfond dhe pije të mira. Shërbehet gjithmonë bukë e thekur me gjalpë, mustardë, djathë dhe kikirikë.

Kurse për restorant të mirë mbahet Seychelles në lagjen e lashtë të Keramikos. Është kuzhinë mesdhetare greke. Thjesht duhen porositur të gjitha çfarë ka menuja dhe të ndahen mes të gjithëve në tryezë.

Për pazar, janë dyqanet e vogla me shumicë që rrethojnë tregjet e peshkut dhe mishit në rrugën Athinas.

Ata kanë baza të mëdha që shesin pjata për restorante dhe shporta për fermerët, ku mund të gjenden gjëra që janë bërë në të vërtetë në Greqi, si një shishe unike vaj ulliri ose një thikë brilante buke.

Ia vlen të eksplorohen artizanët vendas të bizhuterive. Të gjithë bëjnë punë shumë të ndryshme, por kombinojnë kozmopolitizmin dhe greqizmin.

Skena e artit të Athinës është magjepsëse.

Muzeu Kombëtar i Artit Bashkëkohor është një pikënisje e shkëlqyer dhe ka shumë galeri.

Madje, thjesht ecja nëpër zona si Neos Kosmos ose Mets mund të çojë në biseda me artistë.

Vitin e ardhshëm, do të hapet një hapësirë ​​e re kulturore Onassis, e projektuar nga Yinka Ilori, për të bashkuar modën dhe zanatet, bioteknologjinë dhe dizajnin.

Do të jetë një vend për gjërat që e bëjnë jetën e përditshme më njerëzore: ushqimi, pijet, muzika, arti.

Athina do të jetë më interesante se kurrë.

Marrë nga “Financial Times”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore