Kosova

Sveçla me lutje për protestuesit serbë: Mos i bllokoni rrugët


Bllokimi i rrugës që kanë bërë protestuesit serbë me kamionë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shkruar një status në llogarinë e tij në Twitter ku kërkon nga protestuesit në Veri që të mos bllokojnë rrugën duke vendosur pengesa.

“Deklaratat politike për targat e përkohshme të veturave po bëhen për të shpërndarë panik dhe frikë. Lus qytetarët që të mos e bllokojnë rrugën dhe të mos vendosin barriera”, shkruan ministri.

Xhelal Svecla, minister i Puneve te Brendshme ne Kosove

Ai u ka thënë edhe një herë, pasi herën e parë e bëri në konferencë për media, se ata “kanë liri të plotë të lëvizjes dhe janë të sigurt dhe të mbrojtur nga Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet e Republikës”.

Serbët kanë bllokuar rrugën afër pikës kufitare në Jarinje në Veri të Kosovës, pasi njësia speciale e policisë është vendosur atje për të zbatuar reciprocitetin e targave me Serbinë.

 

Të gjitha veturat me targa serbe, duhet t’i heqin ato dhe të vendosin targa të përkohshme me RKS, njëjtë siç duhet shqiptarët e Kosovës të vendosin targa të përkohshme serbe dhe t’i heqin ato me RKS, kur kalojnë në Serbi.

Të gjitha zhvillimet për ndërhyrjen e forcave policore të Kosovës në Veri mund t’i ndiqni LIVE në Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore