Sport

Superliga e Kosovës në basketboll fillon më 15 shtator


Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka vendosur që edicioni i ri në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll të fillojë më 15 shtator, me takimet e xhiros së parë.

Në javën e parë do të jenë ndeshje mjaft interesante ku do përballen Trepça me Golden Eagle Yllin, Prizreni 16 me Rahovcin dhe dueli mes Pejës dhe Bashkimit.

Trepça dhe Ylli u përballën në gjysmëfinalen e Superkupës së Kosovës, të cilën e fituan mitrovicasit, dhe tani therandasit do kërkojnë hakmarrjen.

Kampionët e shumëfishtë të superligës së Kosovës, Sigal Prishtina do të përballen me Dritën, të cilët sapo kanë hyrë në superligë nga Liga e parë.

Sezoni i ri pritet të jetë dramatik pasi ndeshjet në Superkupë ishin të gjitha të baraspeshuara dhe me shumë befasi.

Kujtojmë se kampionët e superligës së Kosovës në sezonin e kaluar ishin Golden Eagle Ylli, i cili ishte trofeu i tyre i parë i superligës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore