Euro 2024

Super gol nga Vargas, Zvicra në avantazh të dyfishtë ndaj Italisë


Italia ka pësuar golin e dytë nga Zvicra dhe tani duket gjithnjë e më pranë eliminimit nga Euro 2024.

Zvicra dhe Italia po përballen në Berlin në takimin e parë të raundit të 16-të në Euro 2024. Ekipi fitues kalon në çerekfinale, aty ku do të gjejë një mes Anglisë dhe Sllovakisë.

Zviceranët ishin dominues që në minutat e para të ndeshjes duke i thyer me shpejtësi edhe ato pak sulme të italianëve.

Momenti i parë i mirë zviceranët ishte për Embolo, por sulmuesi gaboi i vetëm përballê Donnarumma-s.

Megjithatë, atë që nuk bëri Embolo e bëri shoku i tij, Freuler në minutën e 37.

Në sekondat e para të pjesës së dytë, Zvicra vijoi me presingun e lartë dhe arriti të realizonte një super gol me Ruben Vargas.

Murat Yakin i Zvicrës e ka rreshtuar ekipin e tij me një 3-4-3: Sommer; Schar, Akanji, Rodriguez; Rieder, Xhaka, Freuler, Aebischer; Ndoye, Embolo, Vargas.

Në krahun tjetër, Luciano Spalletti ka vendosur për një skemë 4-3-3: Donnarumma; Di Lorenzo, Mancini, Bastoni, Darmian; Barella, Fagioli, Cristante; Chiesa, Scamacca, El Shaarawy (Zaccagni 45′).

Te Italia është i pezulluar për këtë ndeshje mbrojtesi, Calafiori. Mungojnë ndeshjen tjetër nëse ndëshkohen: Cristante, Donnarumma, Fagioli dhe Pellegrini.

Te zvicra është i pezulluar, Widmer. Mungojnë ndeshjen e radhës nëse ndëshkohen: Freuler, Ndoye, Rodríguez, Sierro dhe Xhaka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore