Lajme

Sulmi në Iran, Izraeli zyrtarisht nuk merr asnjë përgjegjësi


Zyrtarisht, Izraeli nuk do të marrë përgjegjësinë për sulmin në Iran “për arsye strategjike”.

Kështu shkruan Jerusalem Post, duke cituar “burime izraelite”, të cilët deklaruan joformalisht: Sy për sy, dhëmb për dhëmb.

“Izraeli reagoi aty ku u sulmua”.

Por, zyrtarisht, Izraeli nuk do të marrë përgjegjësinë për këtë sulm për arsye strategjike.

Iranianët pretendojnë se ishte “një shpërthim në një fabrikë” sepse duan të shmangin një përshkallëzim; sipas burimeve izraelite është e paqartë pse Pentagoni zbuloi përfshirjen e Izraelit për mediat amerikane, ata mund të kishin heshtur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore