Lajme

Suedia heq masat anti-COVID


Qeveria suedeze, të mërkurën e 9 shkurtit ka shfuqizuar të gjitha masat anti-COVID.

Duke filluar nga dita e sotme, në Suedi është dhënë fundi i testimit masiv pa pagesë për COVID-19 dhe ka hapur të gjitha kufijtë për qytetarët e Bashkimit Evropian.

Qeveria e shtetit nordik do ta trajtojë coronavirus-in si sëmundje endemike.

Mësohet se urdhri do të hyjë në fuqi pas mesnatës.

Suedia do i bashkohet vendeve si Norvegjia dhe Danimarka, të cilat gjithashtu kanë shfuqizuar masat ndaj COVID-19.

Masat u hoqën pasi autoritetet shëndetësorë besojnë se pandemia po hyn në një fazë të re, jo të rrezikshme. Kjo, sepse varianti Omicron nuk po u shkakton probleme të mëdha shëndetësore të infektuarve.

Ndër të tjera masa të hequra në Suedi është edhe mbajtja e detyrueshme e maskës në transportin publik dhe certifikata COVID-19.

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson, në një deklaratë për mediat tha se pandemia nuk ka marrë fund, “por po hyjmë në një fazë të re”.

“Situata është përmirësuar, e disa studime po tregojnë se Omicroni po shkakton më pak probleme”, tha ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore