Sport

Steve Nash pranon me kënaqësi fanellën e Kosovës


Trajneri i Brooklyn Nets, Steve Nash, ka pranuar fanellën e kombëtares së Kosovës në basketboll nga ish-hendbollisti, tenisti dhe basketbollisti i shquar kosovar me qëndrim në SHBA, Shkumbin Mustafa.

Basketbollisti kanadez pranoi me kënaqësi këtë fanellë, duke e uruar suksese për dardanët, i cili më pas nuk ngurroi për të bërë një fotografi me Mustafën.

Kujtojmë që legjenda e NBA-së ishte tetë herë pjesëmarrës në All-Star, ndërsa ka luajtur për 18 edicione në ligën më të fortë në botë për Phoenix Suns, Dallas Mavericks dhe Los Angeles Lakers, ndërsa nga viti 2020 është trajner në Brooklyn Nets.

Ai ishte lojtari më i vlefshëm në vitet 2005 dhe 2006, sa ishte pjesë e Suns, ndërsa pesë herë ishte asistuesi më i mirë në NBA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore