Sport

Stadiumi i ri i Fiorentina-s, vërshojnë projektet


Fiorentina po kërkon të rizhvillojë stadiumin “Artemio Franchi” dhe sipas raportimeve të “Calcio e Finanza” deri më tani kanë qenë të interesuar 68 palë për të marrë përsipër rigjallërimin e zonës Campo di Marte dhe stadiumit.

Klubi nga Firence ka vendosur që vetëm tetë projekte do të kalojnë në fazat e mëtejshme për t’u shqyrtuar.

Më 6 shtator do të mbahet faza e dytë, ku kandidatët duhet të paraqesin draft-projektin, me të gjitha të dhënat e mbledhura, kombinuara dhe të lidhura në mënyrë digjitale.

Por, për të kaluar fazën e dytë, do të duhet që kompanitë pjesëmarrëse të kenë një qarkullim minimal të kapitalit deri në 8 milionë euro.

Faza e dytë, e cila përfshin zgjedhjen e projektit fitues të realizueshmërisë teknike dhe administrative, do të përfundojë në mars 2022. Ndërsa, pritet që projekti i plotë të përfundoi në vitin 2026.

Projekt-propozim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore