Sport

Sporting interesohen ta rikthejnë Ronaldo-n


Klubi i parë i Cristiano Ronaldo-s, Sporting CP, është gati të bëjë një marrëveshje me Manchester United për ta rikthyer portugezin në klubin ku filloi gjithçka, thotë The Daily Mirror.

Ronaldo, 37 vjeç, e filloi karrierën e tij në Sporting përpara se të transferohej te Manchester United në 2003.

Me periudha të tjera në Real Madrid dhe Juventus, Ronaldo u bë një nga lojtarët më të mëdhenj në botë, por pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk e ka gjetur formën e tij te United këtë sezon.

Sipas ESPN, hierarkia e United, e udhëhequr nga pronarët amerikanë, familja Glazer, ka qenë e gatshme ta largoj Ronaldo-n në një transferim të lirë që kur ai e bëri të qartë në verë se dëshironte të largohej nga klubi.

United, të cilët ri-nënshkruan Ronaldo-n në një marrëveshje prej 15 milionë eurosh nga Juventusi në gusht 2021, nuk ka kërkuar një tarifë për lojtarin me shpresën se një klub tjetër do të ishte i përgatitur për të marrë kontratën e tij prej 500,000 funte në javë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore