Përmbledhje

  • Formacionet zyrtare
  • Çfarë mendojnë shqiptarët, kush do e fitojë Euro 2020?
  • Ka nisur finalja e Euro 2020
  • Goditja e parë nga këndi
  • GOOOOOOOOOL Italia 0-1 Anglia
  • Përfundon pjesa e parë, Italia 0-1 Anglia
  • Ka nisur pjesa e dytë në Wembley, Italia 0-1 Anglia
  • GOOOOOOOOOL Italia 1-1 Anglia
  • Përfundon ndeshja, Italia 1-1 Anglia
  • Ka nisur pjesa e parë e shtesës
  • Ka nisur pjesa e dytë e shtesës

Italia kampione në përballjet direkte

Italia ka arritur ta mund 10 herë Anglinë në përballje direkte.

Tre Luanët kanë tetë fitore përballë Azurrëve dhe nëntë ndeshje kanë përfunduar në barazim.

31 gola ka shënuar Italia në portën e anglezëve, ndërsa ka pësuar 33 gola prej tyre.

Mancini i pandalshëm me Italinë

Italia e Roberto Mancini-t ka 33 ndeshje pa pësuar humbje.

Italia në fushatën kualifikuese të Euro 2020 i fitoi të 10-ta ndeshjet, gjithashtu fitoi edhe tre ndeshjet në grupet e Euro 2020, ndërsa barazoi në raundin e të 16-ve në kohën e rregullt, por kaloi pas fitores në kohë shtesë, fitoi në çerekfinale dhe barazoi në gjysmëfinale, ku kaloi më tej pas kualifikimit me penallti.

Chiellini ishte pranë transferimit në Angli shumë vite më parë

Kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini, ishte shumë pranë transferimit te Sunderland-i në vitin 2007, përpara se të arrinte një super karrierë me Juventus-in.

Sipas The Mirror, trajneri i Sunderland-it asokohe, Roy Roy, kishte dhënë dakortesinë e tij, por transferimi nuk u krye për një diferencë në ofertë rreth 200 mijë paund.

Në Angli ka filluar festa

Mancini - Southgate në shifra

Roberto Mancini e ka drejtuar Italinë në 38 ndeshje, ku ka arritur 28 fitore dhe vetëm dy humbje.

Gareth Southgate e ka drejtuar Anglinë në 60 ndeshje, ku ka arritur 39 fitore dhe 10 humbje.

"Wembley" do të presë dy finale të Evropianit

Stadiumi “Wembley” do të presë finalen e Euro 2020, midis Italisë dhe Anglisë.

Ndërsa, finalja e dytë do të jetë ajo e Euro 2022 në futbollin e femrave.

Cole vlerëson Chiesa-n, por beson se Shaw do e ndalë

Ish-ylli i Kombëtares së Anglisë, Ashley Cole ka vleresuar lojtarin e Italise, Federico Chiesa.

“Chiesa shfaqet shumë në zonë. Ai është lojtar shumë inteligjent dhe është shumë i shpejtë, kështu që duhet të jesh i kujdesshëm kur lufton ose e mbulon”.

“Nuk mund t’i lini shumë hapësirë, sepse në këtë rast Lorenzo Insigne bëhet një “10” dhe ai vrapon përpara”.

“Pra, janë një kërcënim, por unë mendoj se Shaw do e mbulojë mirë. Ai do i bëjë detyrat e shtëpisë”.

Ranieri: Është një sfidë 50-50

Trajneri i mirënjohur italian, Claudio Ranieri ka bërë parashikimin e ndeshjes, Italia – Anglia.

“Është 50-50, sepse 90% e Wembley-t po shtyjnë ekipin e tyre, por Italia është e gatshme të luajë futboll, të përpiqet të fitojë”.

“Lojtarët italianë janë mësuar të luajnë në çdo situatë. Për ta, do të jetë shumë mirë, të luajnë kundër të gjithë stadiumit”.

“Gareth Southgate ka bërë ekip fantastik. Ata luajnë së bashku dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Ekziston cilësia dhe fryma angleze”.

Golashënuesit më të mirë në të dy skuadrat

Harry Kane ka 38 gola me Anglinë dhe pas tij, vjen Raheem Sterling-u me 17 gola.

Te Italia, golashënuesi më i mirë, nga lojtarët që janë pjesë e Euro 2020 është Ciro Immobile me 15 gola.

Kane ka shënuar katër gola në Euro 2020, Sterling-u tre, ndërsa Immobile dy.

Formacionet e mundshme

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Phillips; Saka, Mount, Sterling; Kane

Southgate beson se ka ardhur koha e Anglisë

Gareth Southgate, trajner i Anglisë: “Realiteti i çdo skuadre është se ne kurrë nuk i mbledhim përsëri këta 26 lojtarë. Thjesht nuk funksionon në atë mënyrë”.

“Ata kanë lënë një trashgimi të shkëlqyer, çfarëdo që të ndodhë, por tani ka të bëjë me ngjyrën e medaljes dhe keni shumë pak mundësi në jetë për të bërë diçka të tillë”.

“Kështu që ne duhet ta shfrytëzojmë atë moment dhe t’i japim vetes shansin më të mirë për të fituar”.

Mancini kërkon triumfin në Euro, pas super ecurisë së Italisë

Roberto Mancini, trajner i Italisë: “Kemi punuar për këtë për shumë vite, kështu që ne jemi shumë të lumtur dhe unë vetëm mund të falenderoj lojtarët për atë që kanë bërë deri më tani”.

“Ne ende nuk kemi fituar asgjë. Do të duhet të fitojmë të dielën (sot) për ta konsideruar një sukses”

“Anglia do të ketë një stadium të tërë pas vetes. Do të jetë mbi ne, t’i vendosim ata nën presion”.

“Një finale është pak më ndryshe nga ndeshjet e tjera, ne do të duhet të luajmë të fokusuar, por edhe me entuziazëm sepse një finale mund ta fitosh vetëm nëse del në fushë për t’u argëtuar”.

Kane ka besim te forca e skuadrës angleze

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane: “Kemi besim të madh te skuadra. Kemi forcë të madhe në skuadër, por shumë gjëra mund të ndodhin në një finale dhe ne duhet të sigurohemi se jemi në anën e duhur të saj”.

“Ne kemi rrezuar pengesat gjatë rrugës, por ne e filluam këtë turne me një qëllim, për ta fituar atë dhe tani kemi mundësinë”.

Chiellini kërkon grintë nga skuadra e tij, por edhe mendje të mprehtë

Kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini: “Duhet të kemi zemër të zjarrtë dhe mendje të kthjellët. Do të ketë momente kur duhet të guxojmë dhe duhet të jemi flaksibel”.

“Nuk mund të futemi në lojë duke menduar se do të kemi kontrollin për 90 minuta. Është një finale dhe do të kujdesemi për detajet në mënyrë që ta fitojmë atë”.

“Ndeshje si këto mund të mos vijnë përsëri për mua në karrierën time, është e veçantë të jesh pjesë e saj. Ne jemi të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është kjo lojë”.

Deklarata e Paolo Menicucci, reporter i Italisë

“Mund të mos ketë qenë paraqitja më e mirë e Italisë në gjysmëfinale kundër Spanjës, por ka një aspekt që më bëri përshtypje”.

“Azurret duket se luajnë pa asnjë lloj presioni. Edhe kur loja shkoi në penallti, kishte shumë buzëqeshje dhe të qeshura, diçka që jemi mësuar ta shohim ndërsa i shikojmë duke u stërvitur në Coverciano”.

“Ata ndoshta e dinë se tashmë kanë arritur diçka të veçantë për të rifituar dashurinë e një vendi të tërë dhe shumë respekt në nivel ndërkombëtar. Kjo është fryma më e mirë për të përballuar Anglinë në Wembley”.

Stones, lojtari me më shumë pasime të sakta

Qendërmbrojtësi i Anglisë, John Stones është lojtari me pasimet më të sakta nga të dy skuadrat finaliste në Euro 2020.

Mbrojtësi i Manchester City-t ka kompletuar 406 pasime.

Pas Stones, vijnë Jorginho me 399 pasime të sakta dhe Leonardo Bonucci me 319.

Euro 2020, parajsë ekonomike në Britaninë e Madhe

Sipas një studimi te Bloomberg, Euro 2020 ka ndikuar shumë në ekonominë britanike, duke rritur shpenzimet nga ana e tifozëve.

Nga supermarketet, baret, bastet etj. të gjithë kanë pësuar rritje të xhirove.

Vetëm sektori i hotelerisë raportohet të ketë fituar rreth 90 milionë paund.

Wembley-t po i jepet dora e fundit

Chiellini, i vetmi lojtar që ka qenë edhe në ndeshjen e parë në Wembley-n e ri

Giorgio Chiellini është i vetmi lojtar nga të dy skuadrat që do të ndeshen sot, që ka qenë në ndeshjen hapëse të Wembley-t në vitin 2007.

Asokohe, Chiellini ishte kapiteni i Italisë U21, ndërsa sot do të jetë kapiteni i skuadrës që do të provojë të fitoi titullin e dytë në Euro.

Ndeshja e vitit 2007, përfundonte në shifrat 3-3, por si do të përfundoj sot?

Formacionet zyrtare

Roberto Mancini ka vendosur të luajë me skemën 4-3-3 klasike: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne.

Gareth Southgate do të luajë me skemën 3-4-2-1: Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier, Rice, Phillips, Shaw; Mount, Sterling; Kane.

Çfarë mendojnë shqiptarët, kush do e fitojë Euro 2020?

Evropiani është një nga kompeticionet më të ndjekura ne Evropë dhe më gjerë dhe normalisht edhe në Shqipëria ndiqet shumë. Por, çfarë mendojnë tifozët shqiptarë, kush skuader do e fitojë Euro 2020?

Verratti ritakohet me Kuipers-in

Mesfushori i Italisë, Marco Verratti do të ritakohet me Bjorn Kuipers-in, arbitrin që do të mbajë drejtësinë në finalen e Euro 2020.

Verratti dhe Kuipers-i patën një incident mes tyre në Ligën e Kampionëve të këtij viti, ku PSG-ja e Verratti-t u përballë me Manchester City-n.

Pas ndeshjet, Verratti tha për mediat se në dy raste arbitri e kishte ofenduar, çka u mbështet edhe nga bashkëlojtarët e tjerë të tij.

Tifozët nisin "show-n" në tribuna

Pickford, statistika mreslënëse

Portieri i Anglisë, Jordan Pickford ka pësuar vetëm një gol këtë Evropian, ndërkohë që e ka mbajtur portën të paprekur në pesë ndeshje.

Donnarumma në top form

Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma,  nuk ka pësuar asnjëherë më shumë se një gol në një ndeshje për Azzurrët.

Më shumë paraqitje në Euro

25: Cristiano Ronaldo (Portugal)

19: Joao Moutinho (Portugal), Pepe (Portugal)

18: Leonardo Bonucci (Italy), Bastian Schweinsteiger (Germany)

17: Gianluigi Buffon (Italy), Giorgio Chiellini (Italy)

Anglezët e nisin me dhunë jashtë stadiumit

Tifozët anglezë kanë tentuar të hyjnë me forcë në “Wembley”, por pas disa çastesh policia ka qetësuar situatën, duke zbrapsur tifozët pa bileta.

https://twitter.com/disclosetv/status/1414276912575361028?s=20

Ka nisur ceremonia zyrtare e finales së Euro 2020

Në Wembley ka nisur ceremonia zyrtare e finales, përpara se të fillojë takimi mes Italisë dhe Anglisë.

1'

Ka nisur finalja e Euro 2020

Italianët janë ata që shkelmojnë topin e parë nga mezi i fushës.

Ka nisur finalja në “Wembley” nën reshjet e shiut.

2'

Goditja e parë nga këndi

3'

GOOOOOOOOOL Italia 0-1 Anglia

Luke Shaw nis aksionin dhe ai e mbyll.

Super kundërzbritje e anglezëve dhe shokohet Italia.

https://twitter.com/TrashTalkMVP/status/1414299410729734158?s=20

Për herë të parë në Euro 2020, Italia është në disavantazh.

5'

Rekordi i Shaw

Goli i Luke Shaw, është goli më i shpejtë i shënuar në një finale të Kampionatit Evropian

6'

Kuipers këshillon Phillips

Bjorn Kuipers ka këshilluar Kalvin Phillips, pasi anglezi ka shkaktuar dy faulle deri më tani.

7'

Faull në zonë të rrezikshme

Italia ka marrë faull shumë pranë zonës së Jordan Pickford.

Lorenzo Insigne e ekzekuton, por topi shkon mbi traversë.

10'

Trippier ve ne veshtiresi Italine

Kieran Trippier shumë i lëvizshëm në krahun e djathtë.

Lojtari anglez po kthehet në rrezikun numër një per mbrojtjen italiane, pasi ishte edhe asistuesi i golit të parë.

13'

Goditje nga këndi për Anglinë

Kieran Trippier kroson dhe Giovanni di Lorenzo bën më të thjeshtën duke e larguar topin jashtë.

Nuk ka rrezik për italinë, topi në duart e Gianluigi Donnarumma-s.

14'

Përsëri goditje nga këndi për Anglinë

Nuk sjell rrezik në portën italiane.

19'

Italianët zotrojnë topin

Italia po merr pak nga pak zotrimin e topit, por u mungon agresiviteti.

21'

Probleme për Jorginho

Mesfushori i Italisë, Jorginho ka mbetur i dëmtuar.

Nuk ka pasur përplasje, mesfushori është shtirë vet në fushë, nderkohë që po merr ndihmën mjeksore.

24'

Rikthehet në lojë Jorginho

Nuk ka probleme serioze për Jorginho.

28'

Provon Insigne

Lorenzo Insigne provon nga distanca, por topi i goditur prej tij shkon shumë jashtë kuadratit, mbi të gjitha nuk kishte as forcën e duhur.

33'

Italia luan me pasa në gjysmëfushën angleze

Momente të mira për italianët që luajnë me pasa në gjysmëfushën angleze, por aksioni mbyllet jo siç duhej, duke i dhuruar topin Jordan Pickford-it.

35'

Chiesa i pandalshëm

Federico Chiesa kërcënon portën angleze me një aksion personal, por topi i gjuajtur prej tij, shkon jashtë.

38'

Faull në sulm nga Emerson

Zgjatja e Emerson, që shkakton faull ndaj Declan Rice dhe Bjorn Kuipers ndalon lojën.

41'

Faull për Italinë, që ka shansin e mirë tashmë për të rrezikuar

Nuk sjell rrezik në portën angleze, krosimi i Marco Verratti-t.

45'

Italia e hedhur në sulm

45'

Katër minuta shtesë

Katër minuta kohë rikuperimi ka akorduar gjyqtari i katërt për këtë pjesë të parë.

45+1'

Verratti tenton portën

Marco Verratii përfiton nga një top vakant në hyrje të zonës angleze, gjuan, por topi nuk ka forcën e duhur dhe përfundon në duart e Jordan Pickford-it.

45+4'

Bonucci gjuan nga distanca

Leonardo Bonucci gjuan nga distanca, por topi shkon shumë larg kuadratit.

45+4'

Përfundon pjesa e parë, Italia 0-1 Anglia

Nuk ka me kohe per kete pjese te pare, Bjorn Kuipers dergon skuadrat ne dhomat e zhveshjes.

Anglia udhëheq ndeshjen me golin e Luke Shaw në minutën e 3-të.

Personazhe të njohur VIP në Wembley

David Beckham, Sir Geoff Hurst, Kate Moss dhe Tom Cruise duke parë ndeshjen në Wembley.

45'

Ka nisur pjesa e dytë në Wembley, Italia 0-1 Anglia

Kësaj radhe do të jenë anglezët që shkelmojnë topin e parë nga mezi i fushës.

Anglezët janë vetëm 45 minuta larg triumfit historik.

47'

Kartoni i parë i verdhë

Bjorn Kuipers ndëshkon Nicolo Barella me karton të verdhë pas faullit ndaj Harry Kane.

48'

Sterling pengohet në zonën italiane

Raheem Sterling pengohet në zonën e Italisë, por Bjorn Kuipers, lë lojën të vazhdojë normalisht.

50'

Faull në hyrje të zonës angleze

Raheem Sterling pengon Lorenzo Insigne-n në hyrje të zonës.

Insigne e merr përsipër ekzekutimin e faullit dhe topi i gjuajtur prej tij shkon ngjitur me portën e mbrojtur nga Jordan Pickford.

53'

Zëvendësimi i parë në ndeshje

Italia kryen zëvendësimin e parë në këtë ndeshje.

Largohet: Ciro Immobile dhe Nicolo Barella.

Inkuadrohet: Bryan Cristante dhe Domenico Berardi.

55'

Ndëshkohet Bonucci

Leonardo Bonucci është i ndëshkuari i radhës me kartonin e verdhë, pas faullit në dëmë të Raheem Sterling-ut.

57'

Provon Italia me anë të Insigne

Lorenzo Insigne gjuan brenda zonës, por topi pritet nga Jordan Pickford.

62'

Chiesa i afrohet golit

Federico Chiesa i është afruar ndjeshëm golit, por është ndalur në momentin e fundit nga Jordan Pickford.

Italiani lëvizi bukur në brendësi të zonës angleze, por gjeti të gatshëm Pickford-in, që e ndali.

64'

Stones rrezikon portën e Donnarumma

Goditje nga këndi për Anglinë, kroson Kieran Trippier, topi gjen John Stones në zonë, që godet me kokë, por Gianluigi Donnarumma e largon përsëri në këndore.

66'

GOOOOOOOOOL Italia 1-1 Anglia

Leonardo Bonucci finalizon aksionin e italianëve dhe çon në peshë tifozerinë italiane.

Giorgio Chiellini dhe Marco Verratti janë përpjekur, por është Bonucci që e ka dërguar në rrjetë.

https://twitter.com/TrashTalkMVP/status/1414320622138712071?s=20

70'

Zëvendësimi i parë te Anglia

Largohet: Kieran Trippier.

Inkuadrohet: Bukayo Saka.

71'

Italia në zotrim të plotë të lojës

65% ka shkuar zotrimi i topit nga italianët deri në këto minuta.

74'

Shans i artë për Berardin

Domenico Berardi merr një top të gjatë nga Leonardo Bonucci, gjuan fluturimthi, por topi shkon mbi traversë.

74'

Zëvendësim tjetër te Anglia

Largohet: Declan Rice.

Inkuadrohet: Jordan Henderson.

78'

Jorgino shkakton faull në mesfushën angleze

Mesfushori italian, Jorginho shkakton faull ndaj Harry Maguire-t, që po nisej drejt sulmit

80'

Dëmtohet Chiesa

Federico Chisa vallzon me topin mes dy lojtarëve të Anglisë, por pengohet nga Kyle Walker dhe dëmtohet.

83'

Saka nuk shfrytezon mundësinë e artë

Bukayo Saka merr keq një top në qendër të zonës italiane, një mundësi e artë për të shenuar që nuk shfrytëzohet.

84'

Kartoni i tretë i verdhë për Italinë

Lorenzo Insigne ndëshkohet me karton të verdhë, pas faullit ndaj Kalvin Phillips.

86'

Zëvendësim i detyruar te Italia

Largohet i dëmtuar Federico Chisea, futet në fushë, Federico Bernardeschi.

87'

Tifozi futet në fushë, ndalet loja

88'

Rifillon loja

89'

Sterling bën gjithçka mirë përveç konkretizimit

Super aksion personal nga Raheem Sterling, por në fund, del me topin jashtë.

90'

Gjashtë minuta kohë shtesë

90+2'

Faull për Anglinë

Nuk ka rrezik për Italinë, që marrin një faull në zonën e tyre dhe çlirohen nga rreziku.

90+4'

Italianët vazhdojnë të dominojnë lojën

Aksione te njepasnjeshme te italianeve, qe aktualisht zotrimin e topit e kane 62%.

90+6'

Ndëshkohet edhe Chiellini

Giorgio Chiellini ndëshkohet me karton të verdhë, pas faullit ndaj Bukayo Saka-s.

90+6'

Përfundon ndeshja, Italia 1-1 Anglia

Nuk ka fitues në 90-të minuta. Ndeshja i drejtohet kohës shtesë të 30-të minutave.

90'

Ka nisur pjesa e parë e shtesës

Anglezët e nisin nga mezi i fushës.

90'

Italia ka kryer zëvendësim

Është larguar Lorenzo Insigne dhe në vend të tij ka hyrë, Andrea Belotti.

94'

Sterling shkakton faull në sulm

Raheem Sterling ndërhyn me forcë ndaj Jorginho, por shkakton faull në sulm.

96'

Chiellini shpëton Italinë

Kapiteni, Giorgio Chiellini ka bërë një ndërhyrje që vlen sa një gol, kur i ka hequr topin Raheem Sterling-ut që gjendej brenda zonës italiane.

96'

Zëvendësim te Italia

Largohet: Marco Verratti.

Inkuadrohet: Manuel Locatelli.

97'

Goditje nga këndi për Anglinë

Nuk sjell rrezik në portën italiane, ekzekutimi i saj.

99'

Zëvendësim te Anglia

Futet në fushë Jack Grealish, largohet Masson Mount.

101'

Momente të mira të anglezëve

Anglia po kalon momente të mira, teksa po rrezikon portën italiane.

103'

Pickford shpëton Anglinë

Aksion i rrezkishëm i italianëve, por Jordan Pickford ka shpëtuar portën e tij, nga një kros në zonë dhe Federico Bernardeschi ishte aty për ta shfrytëzuar.

105'

Një minutë shtesë

105+2'

Përfundon pjesa e parë e shtesës, Italia 1-1 Anglia

Nuk ka fitues as për këtë pjesë të parë të kohës shtesë.

Janë edhe 15-të minuta të tjera, nëse nuk ndryshon rezultati do të ketë penallti.

105'

Ka nisur pjesa e dytë e shtesës

Kane nisur edhe 15-të minutat e fundit të kohës shtesë.

Topin e parë nga mezi i fushës e nisin italianët.

106'

Karton i verdhë për Anglinë

Harry Maguire është ndëshkuar me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Andrea Belotti-t.

107'

Pickford i paqartë

Faull për Italinë, godet Federico Bernardeshci, topi qendror, por Jordan Pickford për pak sa nuk rrezikoj golin, pasi e priti topin në dy kohë.

108'

Donnarumma rrezikon shumë pas një dalje të gabuar

Gianluigi Donnarumma ka gabuar në dalje, teksa nuk e largon siç duhet topin, duke e lënë në zonë, por fatmirësisht për të, ai top nuk shkon në rrjetë.

113'

Dy lojtarë të dëmtuar

Jorginho dhe Jack Grealish kanë mbetur të dëmtuar, pas përplasjes me njëri-tjetrin.

115'

Karton i verdhë për Jorginho

Jorginho është ndëshkuar për faull në dëm të Jack Grealish-it.

117'

Kërkon penallti Italia

Italia kërkon penalli për prekje të topit me dorë në zonë, por nuk është i këtij mendimi Bjorn Kuipers.

118'

Zëvendësim te Italia

Largohet: Emerson.

Inkudrohet: Alessandro Florenzi.

120'

Goditje nga këndi për Italinë

120'

Zëvendësim te Anglia

Largohen: Jordan Henderson dhe Kyle Walker.

Inkuadrohen: Marcus Rashford dhe Jadon Sacho.

120'

Tre minuta shtesë

120+3'

Përfundon pjesa e dytë e shtesës, tashmë vendoset me penallti

Nuk ka fitues as në 120-të minuta lojë.

11-të metërshat do të vendosin fituesin.

Penalltitë goditen në krahun e tifozëve anglezë

Berardi godet dhe shënon

Kane shënon, Italia 1-1 Anglia

Belotti gabon penalltinë, Italia 1-1 Anglia

Maguire shënon, Italia 1-2 Anglia

Bonucci shënon, Italia 2-2 Anglia

Rashford gabon, Italia 2-2 Anglia

Bernardeschi shënon, Italia 3-2 Anglia

Sancho gabon, Italia 3-2 Anglia

Jorginho gabon, Italia 3-2 Anglia

Saka gabon, Italai 3-2 Anglia

Italia eshte kampiona e re e Evropes.

Italia mbretëresha e re e Evropës

Nuk mjaftuan 90-të minuta lojë, as 120-të, por penalltitë për ta dërguar titullin e kampionit të Evropës në Romë.

Italia për herë të dytë në historinë e saj, shpallet kampione e Euro, nga katër finalet që ka luajtur.

-

Zotërimi i topit

%
%

Goditje

0
0

Goditje në portë

Goditje nga këndi

Faulat

Përballjet paraprake

-

Zotërimi i topit

%
%

Goditje

0
0

Goditje në portë

Goditje nga këndi

Faulat

()

Formacioni

Zëvendësues

Trajner

()

Formacioni

Zëvendësues

Trajner

Përballjet paraprake