Aplikacione

Snapchat po publikon chatbotin e tij “My AI” për të gjithë përdoruesit


Snapchat do e publikoj chatbotin e tij “My AI” për të gjithë 750 milionë përdoruesit mujorë.

Ky funksion vjen më pak se dy muaj pasi ky program i mbështetur nga OpenAI u vu për herë të parë në dispozicion për më shumë se 3 milionë abonentë me pagesë.

Chatboti tani mund të shtohet në bisedat në grup duke e përmendur me një simbol @ dhe Snap do t’i lejojë njerëzit të ndryshojnë paraqitjen dhe emrin e robotit të tyre me një avatar të personalizuar Bitmoji.

My AI tani mund të rekomandojë edhe filtra AR.

An example conversation with My AI.

Një shembull i treguar gjatë konferencës vjetore të kompanisë tregoi një foto të domateve në një kopsht, duke e shtyrë robotin të përgjigjet me një imazh të krijuar të një supe.

Derisa Microsoft dhe Google janë në garë për të integruar AI-n gjeneruese në motorët e tyre të kërkimit, CEO i Snapchat, Evan Spiegel e sheh teknologjinë si “një mjet të mrekullueshëm krijues”.

Më shumë se 2 milionë biseda në ditë po ndodhin tashmë me My AI, thotë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore