Aplikacione

Snapchat do të publikoj një program të ri për krijuesit e lenteve AR


Snapchat po prezanton një program të ri për t’u dhënë krijuesve dhe zhvilluesve të AR mundësinë për të fituar para për lente me performancë të lartë, njoftoi kompania.

Krijuesit mund të shpërblehen deri në 7200 dollarë në muaj nëse krijimi i tyre është një “Lent” me performancë të lartë me angazhim të lartë në Shtetet e Bashkuara, Indi dhe Meksikë.

Drejtoresha e Snap-it për Partneritetet dhe Ekosistemin e Platformës AR, Sophia Dominguez, i tha TechCrunch në një intervistë se kompania dëshiron të fillojë nga pak dhe të marrë reagime nga komuniteti i saj përpara se të zgjerojë programin e shpërblimeve në tregje shtesë.

“Ne donim të fillonim me këto tre tregje, por pastaj të siguroheshim që ai të ishte global, sepse ekosistemi ynë është global,” tha Dominguez. “Pra, ne donim të fillonim pak dhe të matim reagimet që marrim nga komuniteti ynë nga të dyja anët, si çfarë mendojnë Snapchatters, a po shohin ata lloje më interesante? A është kjo inkurajuese për krijuesit e lenteve që të krijojnë lloje të reja? A është kjo frymëzuese? Dhe, nëse është i suksesshëm, atëherë ne patjetër do ta zhvillojmë të më tej”.

Megjithëse Snapchat nuk specifikoi se cilat janë kërkesat e programit. Por dihet se aplikacioni do të masë sa kohë përdoret lenta.

Snapchat zbuloi se ka një komunitet AR me më shumë se 300,000 krijues, zhvillues dhe ekipe AR. Krijuesit kanë ndërtuar më shumë se 3 milionë lente që përdoruesit i kanë parë më shumë se 5 trilion herë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore