Lajme

Singapor: Vdekshmëria, më e ulët te të vaksinuarit me Moderna


Ministria e Shëndetësisë në Singapor ka njoftuar se është regjistruar vdekshmëria më e ulët te personat, të cilëve u është inokuluar vaksina anti-COVID e Moderna-s.

Ndërsa, vdekshmëri e lartë është shënuar te të vaksinuarit me Sinovac Biotech, në statistikat e publikuara në javën e dytë të janarit.

Të dhënat mund të shkaktojnë shqetësime të mëtejshme, lidhur me efektivitetin e vaksinës kineze të përdorur gjerësisht.

Kjo pasi studimet tregojnë se vaksinimet janë të pamjaftueshme për të përballur variantin Omicron.

Megjithatë, “sasia e kampionit është e vogël”, paralajmëroi ministri i shëndetësisë, Ong Ye Kung, i cili lexoi të hënën në Parlament, shifrat zyrtare.

Pothuajse 70% e 802 vdekjeve nga virusi, të regjistruara në Singapore vitin e kaluar, ishin individëve të pavaksinuar.

Ndarja, sipas vaksinimit, nuk merr parasysh faktorë të tjerë të vdekshmërisë, si mosha dhe koha e injektimit të tyre.

Marrë nga Bloomberg, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore