Kosova

Simbolika e llogos “15 vjet shtet përjetë”


Llogoja festive e 15 vjetorit te pavaresise se Kosoves

Ka më pak se 24 orë që kur Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit publikoi agjendën shtetërore për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe 25 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për kaq kohë, vemendje morri llogoja e këtij përvjetori.

Numri 15 i ndarë në forma gjeometrike me ngjyra, u komentua shumë duke kërkuar spjegimin e saj.

Dizajneri grafik, Albian Gagica i cili dizajnoi llogon e këtij përvjetori ka spjeguar për Albanian Post se “kjo llogo është moderne”.

“15 vjet përjetë”

“Ka forma të thjeshta. Ngjyrat i ka simbolike për rolin e gruas si ngjyra e parë në atë paletë, pastaj flamuri i Kosovës, në qendër ka kuq e zi”, spjegoi më tej Gagica, duke zbërthyer kështu enigmën e vendosjes së ngjyrave në llogon festive të këtij përvjetori të pavarësisë.

“Ngjyra e gjelbert eshte organike, e ardhmja eshte e gjelbert”, shtoi Gagica.

“Kosova me natyrën e saj është e gjelbërt”.

Si artist, vendosjen simbolike të gruas në këtë përvjetor ai e spjegoi me të arriturat e grave e vajzave në arenën ndërkombëtare.

“Sepse femrat na zbardhin ftyren çdo ditë nëpër botë. Fakt”, specifikoi Gagica, pasi u pyet nga Albanian post për motivin e kësaj radhitje.

Dizajneri kosovarë ka treguar se ishin institucionet e vendit ato që e kontaktuan për të dizajnuar llogot festive të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Kanë pas deshirë unë me i punu dy logot jubilare. Pastaj është procesi i dizajnit ku propozohen konceptet prej meje pastaj ata zgjedhin një”, tregoi ai.

Për të dizajnuar llogon e “15 vjet shtet përjetë”, Gagica thotë se i morri jo pak kohë.

“Krijimi i një logo është proces, në këtë rast logo të shtetit proces edhe më i gjatë. Unë e ceka më herët i punoj disa koncepte. Pastaj vendoset një”.

“Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përjetë”, është llogoja tjetër e cila brenda numrit 25 në kuq e zi ka të vendosura dy koka shqiponjash, si simbol i flamurit kombëtar.

Me imazhet e tre pjestarëve të familjes Jashari të cilët ranë heroikisht më shtatë mars të vitit 1998. Bashkë me shumë pjestarë të tjerë të familjes, përfshirë edhe fëmijët, ndaj të cilëve nuk u tregua aspak mëshirë nga forcat sulmuese serbe.

Ditët festive të 15 vjetorit të mvetësisë së Kosovës, do të nisin më 9 shkurt dhe do të përfundojnë më 12 të muajit tjetër.

Ministria e Kulturës ka publikuar agjendën e programit të Këshillit Organizativ të Republikës së kosoëvs dhe 15 vjetorin e Epopesë së UÇK-së e cila nisë me promovimin e monografisë së Ramiz Kovaçit dhe përfundon me “Kupën e flakadanit” në çiklizëm rrugor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore