Lajme

Si u plagos në këmbë ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan?


Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan, u qëllua në këmbë gjatë një tubim të zhvilluar të enjten e 3 nëntorit në Wazirabad, Pakistan.

Sulm i cili la të vdekur një nga protestuesit.

Khan-i u qëllua në këmbën e tij të djathtë rreth orës 16:21 gjatë protestave antiqeveritare që po zhvillohen në vend, të cilat synojnë zgjedhje të parakohshme.

Për veç ish-kryeministrit janë plagosur edhe 14 persona të tjerë.

Policia ka arrestuar në vendngjarje personin i cili kreu sulmin, identitet i të cilit nuk u bë menjëherë publik.

Khan u dërgua pas sulmit në një spital në Lahore.

Mjekët u shprehën se ai kishte copa plumbi në këmbë dhe se kocka e kërçikut i ishte copëtuar.

Por jeta e tij nuk ishte në rrezik.

Kanalet televizive pakistaneze publikuan pamje të një burri rreth të njëzetat ose të tridhjetave ku shprehej se donte të vriste Khan-in.

Ai gjithashtu u shpreh se kishte vepruar i vetëm në lidhje me sulmin.

Ministri i Informacionit, Murriyam Aurangzeb, konfirmoi se pamjet e publikuara ishin regjistruar nga policia.

Në prill qeveria e Khan-it u hoq nga pushteti pas votimeve.

Që atëherë, ai ka mbajtur mitingje në të gjithë vendin, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Khan filloi “Marshimin e gjatë” të tij më 28 tetor nga Lahore. Marshimi i cili pritej të arrinte në Islamabad më 11 nëntor.

Pas ngjarjes shumë personalitete të vendit reaguan duke shprehur shqetësimet e tyre.

Kryeministri aktual pakistanez, Shehbaz Sharif, gjatë një deklarate dënoi incidentin dhe u kërkoi autoriteteve të nisin menjëherë hetimet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore