Jetesë & Stil

Si të nxiheni në plazh, pa e dëmtuar lëkurën


Shumë njerëz pëlqejnë mënyrën se si duket lëkura e tyre, kur merr një ngjyrë më të errët,  por ekspozimi i tej zgjatur në diell, ka një larmi rreziqesh, përfshirë edhe kancerin e lëkurës.

Nëse jeni të interesuar për nxirje, ju mund të zvogëloni rreziqet duke marrë rreze dielli për një kohë të shkurtër.

Këtu janë disa këshilla për t’u nxirë sa më shpejt dhe për të shmangur ekspozimin e zgjatur, e nganjëherë edhe të mërzitshëm në diell.

Përdorni krem ​​kundër diellit

Gjithmonë përdorni një krem ​​mbrojtës me spektër të gjerë mbrojtje ndaj rrezeve UV prej të paktën 30 SPF.

Mos përdorni kurrë vaj për nxirje, që nuk përmban mbrojtje nga dielli.

Sigurohuni që të vendosni kremin kundër diellit brenda 20 minutash pasi jeni jashtë, nën ekspozim dielli.

Një SPF 30 është mjaft i fortë për të bllokuar rrezet UV, por jo aq i fortë sa të mos nxiheni. Mbuloni trupin tuaj me një shtresë të plotë të kremit kundër diellit.

Ndryshoni shpesh pozicionet.

Kjo do t’ju ndihmojë të shmangni djegien e një pjese të trupit.

Hani ushqime që përmbajnë beta karotinë.

Ushqimet si karota, patatet e ëmbla dhe lakra jeshile mund t’ju ndihmojnë të nxiheni pa djegur.

Nevojiten më shumë kërkime, por disa studime tregojnë se beta karotina mund të ndihmojë në uljen e ndjeshmërisë së diellit tek njerëzit me sëmundje fotosensitive.

Provoni të përdorni vajra me SPF

Ndërsa këto nuk duhet të zëvendësojnë kremin tuaj diellor normal, disa vajra si avokado, kokosi, mjedra dhe karrota mund të përdoren për një dozë shtesë të hidratimit dhe mbrojtjes së SPF.

Hani ushqime të pasura me likopen.

(Likopeni është një pigment karotenoid i sintetizuar nga bimët dhe përcakton ngjyrën e tyre të kuqe të ndritshme)

Si: domate dhe shalqi. Një studim i vogël i vitit 2019 zbuloi se likopeni, ndihmon në mbrojtjen e lëkurës natyrshëm nga rrezet UV.

Zgjidhni kohën tuaj për të marrë rreze dielli me zgjuarsi

Nëse qëllimi juaj është të nxiheni sa më shpejt, dielli është zakonisht më i fortë midis mesditës dhe orës tre pasdite.

Mbani në mend, sidoqoftë, se ndërsa dielli është më i forti gjatë kësaj kohe, ai do të bëjë dëmin më të madh për shkak të fuqisë së rrezeve dhe ka gjasa të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës për shkak të këtij ekspozimi.

Nëse keni një lëkurë jashtëzakonisht të ndritshme, është më mirë të nxiheni në mëngjes ose pas orës 3 pasdite për të shmangur djegien.

Rreziqet e ekspozimit në diell

Ekspozimi ndaj diellit, mund t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe të rrisë disponimin tuaj. Por, kjo ka edhe rreziqet e veta, veçanërisht nëse heq dorë nga kremi kundër diellit.

Rreziqet që lidhen me këtë përfshijnë: kancer të lekurës, dehidrim, djegie nga dielli, plakje të parakohshme e lëkurës, dëmtim të syve si dhe rënie të sistemit imunitar.

Çfarë e përcakton lëkurën tuaj të nxirë?

Çdo person dallon në marrjen e ngjyrës, disa njerëz do të digjen pothuajse menjëherë dhe disa të tjerë nuk do ta vërejnë pothuajse fare.

Kjo ndodh kryesisht për shkak të melaninës, pigmentit përgjegjës për thithjen e rrezeve të diellit, që gjendet në flokë, lëkurë dhe madje edhe në sy.

Njerëzit me lëkurë me ngjyrë më të lehtë të lëkurës, kanë më pak melaninë dhe mund të digjen ose të skuqen në diell.

Ndërsa njerëzit me lëkurë më të errët, kanë më shumë melaninë dhe do të nxihen më shpejt.

Sidoqoftë, kjo nuk i përjashton njerëzit me lëkurë të errët nga rreziku për djegie ose kancer të lëkurës.

Melanina krijohet natyrshëm nga trupi për të mbrojtur shtresat e thella të lëkurës nga dëmtimi.

Mbani në mend, edhe nëse nuk jeni duke u djegur, dielli ende po shkakton dëme në lëkurën tuaj.

Masat paraprake gjatë ekspozimit në diell

Marrja e rrezeve mund të bëhet pak më e sigurt nëse e bëni për një periudhë shumë të shkurtër kohe, pini ujë, mbani krem ​​dielli me SPF të paktën 30 në lëkurë dhe buzët tuaja dhe mbroni sytë.

Është e rëndësishme të shmangni: gjumin në diell, pirjen e alkoolit (për shkak se ju dehidraton).

Dhe mos harroni të: vendosni përsëri kremin kundër diellit çdo dy orë dhe pasi të keni hyrë në ujë.

Vendosni SPF në lëkurën e kokës, majat e këmbëve, veshëve dhe vendeve të tjera që dielli i kap më lehtë.

Rrotullohuni shpesh, që të nxiheni në mënyrë të barabartë pa u djegur.

Pini shumë ujë, vendosni një kapelë dhe mbroni sytë tuaj duke mbajtur syze dielli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore