Sezoni veror ka ardhur me gjithë të mirat që sjell, pushimet, deti dhe një lëkurë ngjyrë çokollatë. Me këtë të fundit duhet të jemi pak të kujdesshëm, pasi rrezet e diellit mund të tregohen të pamëshirshme.
Megjithatë, ka disa mënyra me anë të të cilave mund të ruajmë veten dhe sërish të kemi ngjyrën e dëshiruar.
Mos shkoni në plazh pa kremin mbrojtës ndaj diellit
Numri një ndaj rrezeve të dëmshme është kremi mbrojtës. Sa më i lartë të jetë faktori mbrojtës aq më të sigurt jemi ndaj dëmeve që mund të na shkaktohen në lëkurë. Në fakt kremi mbrojtës SPF sugjerohet edhe për në përditshmëri, pasi jemi të ekspozuar në çdo moment.
Mos u ekspozoni në plazh në kohën e drekës
Dihet që rrezet e diellit pas orës 12 deri në orën 4 pasdite janë tepër të dëmshme. Kësisoj, përpiquni të mos ekspozoheni ndaj diellit gjatë kësaj ore.
Mbajtja e një kapele do t’ju ndihmojë
Përveç faktit se një kapele do t’ju bëjë të dukeni shumë stil dhe do të mbrojë sytë tuaj, do t’ju ndihmojë të shpëtoni nga të skuqurat e bezdisshme në fytyrë. Nëse zgjidhni një kapele me bazë rrethore do të jetë akoma më mirë, pasi do të mbrojë dhe pjesën e pasme të qafës tuaj.
Syzet e diellit janë të domosdoshme
Sezoni veror pa syzet e diellit është një tmerr i vërtetë. Ato mbrojnë sytë tuaj nga rrezet e dëmshme dhe zonën rreth tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sekretet për të pasur një super kujtesë në moshën 80-vjeçare
-
Cardi B dhe Offset shihen sërish bashkë – a janë pajtuar ata?
-
Departamenti i Drejtësisë amerikane ka në plan të riprogramojë marihuanën si një drogë me rrezik më të ulët
-
Astrazeneca në gjykatë: Vaksina jonë mund të shkaktojë një efekt anësor shumë të rrallë
Lajmet kryesore
-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Puna e detyruar, çfarë parashikon projektligji i ri për studentët e mjekësisë
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
E enjtja e interpelancave – Opozita kërkon sqarime nga dy ministra