Kosova

Shtyhet gjykimi ndaj 4 të akuzuarve për sulm terrorist


Dejan Pantiç, Millun Millenkoviç, Aleksander Vlajiç dhe Miomir Vakiç, të akuzuar për sulm ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut, të premten, kanë dalë para gjykatës, ku ishte paraparë të mbahet shqyrtimi fillestar për këtë rast.

Megjithatë shqyrtimi fillestar ndaj të dyshuarve për terrorizëm në Gjykatë është shtyrë për një ditë tjetër pasi që avokatët kanë thënë se shkresat e lëndës i kanë marrë me vonesë dhe se gjysma e tyre nuk kanë qenë të përkthyera në gjuhën serbe.

Prokurori Special, Afrim Shefkiu, në anën tjetër tha se është fakt se disa nga shkresat e lëndës nuk janë të përkthyera.

Mirëpo, ai theksoi se në afat prej pesë ditësh, Prokuroria mund t’i përkthejë të gjitha shkresat në gjuhën serbe.

Sipas aktakuzës ata kanë hedhur granata dore dhe shok bomba në drejtim të zyrave të KKZ-së, ndërsa një nga granatat shpërtheu duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezikoi jetën e zyrtarëve të dhe të policëve.

Më 13 dhjetor 2023 Prokuroria Speciale kishte njoftuar për ngritjen e aktakuzës për Pantiç dhe ty të tjerëve.

Pantiç ishte arrestuar më 10 dhjetor të vitit 2022 në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, ndërsa arrestimi i tij kishte nxitur reagime nga pala serbe, e që u pasua me vendosjen e barrikadave në Veri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore