Sport

Shqipëria bie në shtëpinë e saj ‘Air Albania’


Shqipëria nuk ka mundur të marrë asnjë pikë në përballjen e luajtur në “Air Albania” me Poloninë. Kuqezinjtë edhe pse me mungesa treguan karakter në lojë, por polakët u treguan më cinik.

Polonia ishte futur në fushë me një synim, për të mos dal me humbje, ndaj dhe vendosi të qëndronte në mbrojtje në shumicën e kohës.

Planet e polakëve rezultuan të sakta. Në minutën 77 e Karol Swiderski shënoi golin që do i jepte tri pikët Polonisë dhe për pasojë do të zvogëlonte shpresat e Shqipërisë për një vend në play-off e Katar 2022.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore