Kosova

Shprehet gatishmëri për të zgjeruar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Japonisë


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe kryetari i Parlamentit të Japonisë, Fukushiro Nukaga.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit të Japonisë, Fukushiro Nukaga, ka diskutuar për sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Përmes një komunikate për media është thënë se të dyja palët kanë shprehur gatishmëri për të rritur bashkëpunimin me njëra tjetrën.

“Gërvalla e falënderoi kryetarin Nukaga për mbështetjen që Japonia i ka dhënë Kosovës përgjatë proceseve shtetndërtuese dhe integruese, donacionet dhe investimet në fusha të caktuara, duke shprehur gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në projekte të reja si në punësimin e të rinjve, në fushën e digjitalizimit dhe sektorë të tjerë të ekonomisë”.

Ndërkaq, çështje e diskutimeve ishte edhe organizimi i “Osaka fEXPO 2025”, ku Kosova tashmë ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Më 3 prill, Gërvalla, të mërkurën ka takuar edhe drejtuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), gjatë vizitës së saj zyrtare në Tokio.

Gërvalla, të martën, takoi edhe homologen e saj japoneze, Yoko Kamikaëa.

Në takim, siç thuhej në një komunikate për media e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë, ishte diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe për nevojën e zbatimin të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të këtij procesi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore