Sport

Shpërthen dhuna në Hendboll, lojtarët e Trepçës sulmohen nga kundërshtarët dhe tifozët e tyre


Ilustrim

Ndeshja e Hendbollit në mes të Vushtrrisë dhe Trepçës është ndërprerë, pasi që është krijuar një situatë jo e zakonshme, ku pas një përplasje të lojtarëve, në fushën e lojës kanë hyrë edhe tifozët e Vushtrrisë, të cilët kanë sulmuar lojtarët e Mitrovicës.

Përplasja filloi në momentin kur për Vushtrrinë u ndal një faull, e kjo në minutat e parë të pjesës së dytë. Rezultati në ato momente ishte 21:17 në favor të skuadrës së Mitrovicës.

Hendbollisti i cili e shkaktoi faullin pretendoi se u godit nga hendbollisti i Vushtrrisë, ku edhe kërkoi ndihmën mjekësorë, mirëpo atëherë kur po pritej ndërhyrja e mjekëve, nga ana tjetër e fushës vrapoi portieri vushtrrias i cili filloi ta sulmonte me grushte.


Pos portierit, sulmit ju bashkuan edhe bashkëlojtarët e tij, dhe po ashtu edhe tifozët e Vushtrrisë të cilët hynë në parket për të shpërndarë grushte në drejtim të mitrovicasve.

Hendbollistët e Trepçës kanë arritur që të largohen nga parketi, përkundër sulmeve të vazhdueshme që bëheshin në drejtim të tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore