Lajme

Shpërthen bombola e gazit në Prishtinë, lëndohet një person


Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga një shpërthim i një bombole të gazit, në Prishtinë, ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin për Albanian Post, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:45, është marrë informata për një shpërthim në rrugën ‘Shaip Kamberi’ në Prishtinë”.

Ilustrim

“Për pasojë një person ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, policia ka njoftuar se “policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombole gazi e shfrytëzuar për nevoja familjare”.

Po ashtu, siç theksoi Borovci, janë shkaktuar edhe dëme materiale në dhomën e shtëpisë ku ishte e vendosur bombola.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore