Shqipëria

Shkodër, pranga kryeplakut të fshatit Bajzë dhe një tjetër për kultivim të lëndëve narkotike


Policia e Shkodrës ka arrestuar  në flagrancë, të enjten e 26 gushtit, dy shtetas për kultivim të lëndëve narkotike. Njëri prej tyre me detyrë kryeplak i fshatit Bajzë.

Përkatësisht kryeplaku T. C., 25 vjeç, dhe O. Ç., 35 vjeç, të dy banues në Bajzë, Malësi e Madhe.

25-vjeçari do të procedohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Ndërsa 35-vjeçari për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, në ambientin përreth banesës së 35-vjeçarit kanë gjetur të kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore