Shqipëria

Shisnin barna kontrabandë – në pranga 6 shtetas


Policia e Shtetit ka përmbyllur një operacion së bashku me Prokurorinë e Tiranës, duke vënë në pranga 6 shtetas për kontrabandimin dhe shitjen e këtyre barnave.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ky hetim kishte nisur prej 10 muajsh.

Operacioni i koduar “Përfitimi” solli arrestimin e B. B, 40 vjeç, administrator i një farmacie; F. M, 39 vjeç, administrator i një farmacie; M. Xh, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë; J. P, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh; F. L, 40 vjeç, administrator i një farmacie; B. O, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Personat e arrestuar shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhes së COVID-19.

Gjatë arrestimit janë sekuestruar barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore