Kosova

Shefi i UNMIK: Problemi i reciprociteti të targave të zgjidhet me dialog


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin i ka bërë bërë thirrje Institucioneve të Kosovës dhe atyre të Serbisë që të zgjedhin problemin e tyre në lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targa, përmes dialogut.

“Ju bëj thirrje të gjitha palëve të demonstrojnë udhëheqësi të përgjegjshme dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të shmangur tensionet përmes procesit të dialogut politik”, ka thënë Tanin, përmes një postimi në Facebook.

Sipas Tanin, veprimet e njëanshme të dy shteteve përshkallëzojnë situatën dhe rrjedhimisht duhet të shmangen për interesin e paqes dhe sigurisë në rajon.

Një ditë më parë edhe Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borell kishte bërë thirrje të menjëhershme ndaj Kosovës dhe Serbisë për de-eskalim të situatës në Veriun e Kosovës.

Borell, ishte deklaruar se çfarëdo provokimi dhe veprimi i njëanshëm nga të dyja palët “duhet të mënjanohen sepse do të ishin të drejtuara kundër interesit të njerëzve të rajonit”.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është e vetmja platformë për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura, dhe nxisim fuqishëm të dyja palët ta përdorin plotësisht atë”, deklaron ai.

Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borell

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore