Lajme

Shefi i Shtabit të Izraelit thotë se fokusi është në vrasjen e udhëheqësve të Hamasit


Shefi i Shtabit të IDF-së, gjenerallejtënant Herzi Halevi u thotë oficerëve rezervistë në bazën e Komandës Jugore në Beersheba se ushtria po fokuson përpjekjet në shënjestrimin e zyrtarëve të Hamasit.

“Në çdo zonë që ne e dimë se ka anëtarë të Hamasit, udhëheqës të Hamasit, edhe nëse ka kufizime, ne godasim me saktësi dhe me fuqi të madhe”, thotë Halevi.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “The Times of Israel”.

Ndërsa lufta hyn në ditën e saj të pestë, numri i palestinezëve të vrarë është rritur në 1 mijë e 55, ndërsa numri i të vrarëve izraelitë gjithashtu është rritur – në 1 mijë e 200.

Nga ana tjetër, shifra e palestinezëve të lënduar është rritur në 5 mijë e 184, ndërsa numri i të plagosurve izraelitë është 3 mijë e 7 sipas Ministrive të Shëndetësisë.

Në West Bank, janë regjistruar deri më tani 23 të vrarë dhe 130 të lënduar.

Më shumë se 260 mijë njerëz janë zhvendosur në Gaza, me më shumë se 175 mijë të strehuar në 88 shkolla të OKB-së, me numrat në rritje ndërsa sulmet ajrore vazhdojnë.

Mijëra të vdekur nga lufta në Gaza, ndërsa Izraeli vë në shënjestër liderët e Hamas-it

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore