Gjykata Speciale

Sërish seancë e mbyllur në Speciale


Seanca e nisur të martën në Gjykatën Speciale.

Edhe seanca e parë për këtë javë në Gjykatën Speciale është duke u mbajtur e mbyllur.

Kjo pasi në Speciale do të vazhdojë dëshminë dëshmitari i dytë i cili nuk e ka përfunduar dëshminë e tij akoma, ndonëse herën e parë dëshmia e tij ishte dëgjuar në seancë publike.

Përveç kësaj seance në Speciale, do të jenë edhe dy seanca të tjera, njëra në të mërkurën dhe tjetra në të enjten.

Ndërsa katër seanca të planifikuar për javën e kaluar në rastin e Pjetër Shalës, ishin anuluar.

Të martën e 16 janarit, seanca ka qenë e hapur vetëm në fillim gjatë fjalimit të trupit të prokurorisë, më pas e njëjta ka kaluar në të mbyllur.

Në një pjesë tjetër ku seanca ka qenë e hapur ka qenë ku janë paraqitur disa dokumente si prova materiale nga avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç.

Dëshmitari, sipas ZPS-së ishte pjesë e Zonës Operative të Dukagjinit edhe ai po dëshmonte përmes video-lidhjes.

Të gjithë të akuzuarit kanë qenë të pranishëm në sallë, përveç Jakup Krasniqit, i cili e ka ndjekur seancën përmes video-lidhjes.

Edhe dëshmitari i së hënës në Gjykatën Speciale, në pjesën më të madhe ka dëshmuar në seancë të mbyllur.

Një pjesë ku seanca ka kaluar në të hapur është kur dëshmitari u pyet nga prokurori se “a i kujtohet që e ka intervistuar ZPS-ja mes datave 28 mars dhe 1 prill të 2022-ës”, dëshmitari u përgjigj duke thënë se, “po më kujtohet”.

Ai më pas është pyetur për një dokument i cili nuk është bërë publik për audiencën, prokurori ka kërkuar nga ai që të përgjigjet në rast se po e sheh emrin e tij/saj, por vetëm me “po” ose “jo”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore