Lajme

Serbia dhe Hungaria, marrëveshje për ndërtimin e një tubacioni për transportimin e naftës ruse në Ballkan


Sërish ajo.

Hungaria ka shkelur embargon e naftës të vendosur nga Brukseli për naftën ruse, duke nënshkruar një kontratë të re Moskën dhe Serbinë.

Kjo e fundit, pavarësisht se është një vend kandidat për në union refuzon të miratojë sanksionet e BE-së dhe zgjodhi të shkojë në kundërshtim me zgjedhjet e Bashkimit Evropian.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, kanë rënë dakord të ndërtojnë një tubacion nafte në Hungari.

“Tubacioni i ri do t’i mundësonte Serbisë të furnizohej me naftë ruse më të lirë, duke e lidhur atë me tubacionin Druzbha”.

Kështu të paktën raportoi zëdhënësi i Orban, Zoltan Kovacs, duke shpjeguar se aktualisht, furnizimi me naftë i vendit bëhet kryesisht përmes një tubacioni përmes Kroacisë, por nuk ka gjasa që kjo të jetë e mundur në të ardhmen, për shkak të sanksioneve që janë miratuar.

Embargoja evropiane ndaj naftës ruse do të hyjë gradualisht në fuqi në fund të dhjetorit.

Nafta bruto është burimi kryesor i të ardhurave për Moskën, e cila eksporton një pjesë të madhe të naftës që prodhon, duke fituar rreth 190 miliardë euro, pothuajse 4 herë më shumë se të ardhurat e garantuara nga eksportet e gazit.

Aktualisht, Serbia e merr naftën e saj nga Rusia përmes tubacionit të naftës JANAF përmes Kroacisë.

Por javën e kaluar, BE-ja vendosi një kufi të çmimit për dërgesat ruse të naftës së papërpunuar nga deti në vendet e treta.

Hungaria ka qenë kritike ndaj sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Kryeministri Viktor Orban ka thënë se sanksionet “kanë dështuar pasi qeveritë në Evropë po shemben ‘si domino’”.

Në qershor, Hungaria vonoi finalizimin e një pakete sanksionesh të BE-së kundër Rusisë, duke kundërshtuar sanksionet ndaj Patriarkut Kirill.

Vendi mbështetet shumë në naftën dhe gazin rus dhe thotë se masat rritën çmimet e energjisë dhe shkaktuan një krizë energjetike evropiane.

Por Budapesti mbështeti paketën e sanksioneve të javës së kaluar.

BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara tani po vënë në pikëpyetje angazhimin e shpallur të Serbisë për t’u bashkuar me bllokun 27-vendesh pasi ajo nënshkroi një marrëveshje me Rusinë duke u zotuar për “konsultime” afatgjata për çështjet e politikës së jashtme.

Dega jugore e gazsjellësit Druzhba, ose Miqësia, kalon përmes Ukrainës në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke.

Ka qenë burimi kryesor i furnizimit për rafineritë e të tre vendeve për vite me radhë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore