Lajme

Serbët me banerë në Veri: Mirë se erdhët në Asociacionin e Komunave Serbe


Baneri i protestuesve ne Veri

Një grup qytetarësh serbë që po protestojnë ndërhyrjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës për të vendosur reciprocitet të targave me Serbinë, kanë zhvilluar një banerë ku shkruajnë “Mirë se erdhët në Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Protestuesit kur kanë parë banerin me mbishkrim kanë filluar me duartrokitje.

Albanian Post raporton nga vendi i ngjarjes se protestuesit kanë thënë se ky është një mesazh që po u jepet institucioneve në Prishtinë.

Siç mëson Albanian Post banderola të tilla do vendosen në të gjitha komunat me shumicë serbe.

Vec banerit, AP ka raportuar më herët se qytetarët  po ngrehin tenda, për ta mbajtur rrugën e bllokuar gjithë natën.

Baneri i protestuesve serbe

Përveç disa tensioneve më herët, aktualisht situata është e qetë, njofton gazetari i AP-së nga vendi i ngjarjes, Valon Rashiti.

Ndiqni LIVE të gjitha zhvillimet nga ndërhyrja e Njësisë Speciale të Kosovës në Veri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore