Lajme

Senati italian miraton furnizimin e Ukrainës me armë në vitin 2023


Senati italian (dhoma e lartë e parlamentit) miratoi me shumicë dërrmuese rezolutën e qeverisë për zgjatjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën deri në fund të vitit 2023.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta italiane “La Repubblica”.

Rezoluta, e paraqitur nga ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, u mbështet nga 143 senatorë, 29 votuan kundër dhe një abstenoi.

Gjithashtu, anëtarët e Senatit italian mbështetën dy rezoluta të opozitës, të cilët bëjnë thirrje për vazhdimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, me afërsisht të njëjtin numër votash.

Në vend të kësaj, u refuzua rezoluta për ndalimin e furnizimit me armë në Kiev, e cila u prezantua nga e majta dhe “të Gjelbërtit”.

Vendimi do të thotë se pajisje ushtarake do t’i jepen Ukrainës për të luftuar një pushtim rus gjatë gjithë vitit 2023, pa pasur nevojë për miratim të veçantë nga ligjvënësit italianë.

Kjo bazohet në një dekret të mbështetur nga qeveria italiane në fillim të dhjetorit.

Kujtojmë se pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, administrata e ish-kryeministrit Mario Draghi vendosi masa që lejonin dërgimin e armëve në Kiev pa kërkuar lejen e parlamentit për çdo dërgesë.

Kjo marrëveshje skadonte në fund të vitit dhe koalicioni që mbështet kryeministren Giorgia Meloni fillimisht kërkoi ta zgjasë atë deri më 31 dhjetor 2023, duke amenduar një dekret qeveritar që aktualisht kalon në parlament.

Megjithatë, grupi kryesor i opozitës, Partia Demokratike e qendrës së majtë, u ankua se dekreti në fjalë nuk lidhej drejtpërdrejt me Ukrainën dhe akuzoi qeverinë për shkelje të rregullave parlamentare.

Në përgjigje, ministri i Marrëdhënieve me Parlamentin Luca Ciriani tha se qeveria do të shqyrtojë mundësinë e mbajtjes së këtij aktiviteti me një dekret të veçantë, duke siguruar miratimin sa më shpejt të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore