Shqipëria

Senati i Universitetit të Korçës kthen vendimin për bashkimin me UT-në


Mbledhja e senatit të Universitetit të Korçës Fan S. Noli këtë të hënë të 26 qershorit është zhvilluar me debate të shumta.

Mësohet se gjatë mbledhjes së tensionuar, Rektori i universitetit Dhimitër Bello dha dorëheqjen.

Por më pas ai ka thënë se ishte emocionale.

Për sa i përket bashkimit me Universitetin e Tiranës, senati e ka kthyer vendimin.

Gjatë mbledhjes senati votoi kundër bashkimit me UT-në. Dhe pas marrjes së këtij vendimi, Universiteti i Korçës do të vazhdojë të jetë një universitet më vete.

Rektori Bello më herët ka deklaruar se universiteti i Korçës vitet e fundit po përballet me rënie të numrit të studentëve duke sjellë edhe mbyllje të disa degëve.

Sipas tij, nga bashkimi me UT-në nuk do të rrezikohej personeli apo mbyllja e programeve të studimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore