Lajme

Selmanaj pyet mbështetësitë e Kurtit: A e votuat për t’i forcuar aleancat apo për ta izoluar Kosovën?


Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka kritikuar qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në raport me politikën e jashtme.

Kosova, sipas Selmanajt, është në udhëkryq, meqë Kurti një person shkurtpamës që historikisht ka qenë në anën e gabuar të historisë së Kosovës, në cilësinë e kryeministrit përsëri është pozicionuar karshi shteteve si SHBA-të, Franca, Gjermania e të gjitha vendeve të NATO-s.

“Në njërën anë janë pozicionuar: Presidenti dhe Administrata e SHBA-ve; Kancelari i Gjermanisë; Presidenti i Francës; Të gjitha vendet e NATO-s dhe gjithë aleatët tanë perëndimor. Kurse në anën tjetër është pozicionuar një person shkurtpamës që historikisht ka qenë në anën e gabuar të historisë së lavdishme të popullit shqiptarë të Kosovës, e ai fatkeqësisht sot është kryeministër i Kosovës”, shkroi ai.

Ai ka parashtruar edhe një pyetje ndaj qytetarëve të Kosovës sidomos ndaj votuesve të Kurtit.

“A e keni votuar për t’i forcuar aleancat dhe marrëdhëniet diplomatike me botën demokratike apo për ta izoluar dhe sanksionuar Kosovën?”, ka pyetur ai duke u shprehur i bindur që që Kosova dhe qytetarët e saj janë në anën e perëndimit dhe NATO-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore